Çadra e Opozitës ditën e sotme ka mirëpritur të përndjekurit politikë. Ata fillimisht e kishin nisur me një parakalim gjatë ‘’Bulevardit të Dëshmorëve të Kombit’’.
Në fjalën e tij Basha tha se emërimi i Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme është një fyerje që iu bëhet kësaj kategorie.
Më pas ata e mbuluan Bashën me flamurin kuqezi duke brohoritur me thirrjet ‘’Shqipëri, Shqipëri, Shqipëri’’.
Në fjalën e tyre të përndjekurit thanë se atyre poi u shkelen sërish plagët nga kjo qeverisje dhe se te Basha shohin shpresën për revolucionin që iu duhet vendi. (E.K/SHUPLAKA)