20:59 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria, 0.2% e popullsisë është në burg, më e larta në Ballkan

08:45 | 06/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria, 0.2% e popullsisë është në burg, më e larta në Ballkan

Në total rreth 1.5 milion njerëz janë të burgosur në Europë dhe më shumë se 600 mijë prej tyre janë në Rusi. Të dhënat, të marra nga Organizata Botërore e Burgjeve dhe Kombeve të Bashkuara, tregojnë numrin e të burgosurve në Europë ndaj numrit të përgjithshëm të popullsisë, në grafik shihen vendet e Evropës (përfshirë Rusinë dhe Turqinë), përjashtuar disa të dhëna për vendet ballkanike si Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Shqipëria, sipas të dhënave, ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2 % të popullsisë, e barabartë në normë me Poloninë dhe Sllovakinë. Serbia, një tjetër shtet i rajonit, ka normë më të ulët të të burgosurve ndaj totalit të popullsisë, me rreth 10 mijë të burgosur por me normë 0.11 %. Edhe Maqedonia e ka normën më të ulët se sa në vendin tonë, me rreth 3 mijë të burgosur dhe normë 0.15 %.

Në krye të listës me normë të lartë qëndron Rusia, me 609,485 (0.42% të popullsisë). Bjellorusia pasohet nga 29,776 (0.31% e popullsisë) dhe Turqia e tretë me 229,790 të burgosur (0.28% të popullsisë së përgjithshme). Lituania (6,616 – 0,23%) dhe Letonia (4,243 – 0,22%) po kompletojnë pesë vendet e para në Europë me normë më të lartë.

Islanda (131 – 0.04%), Qipro (654 – 0.06%) dhe Suedia (5.630 – 0.06%) janë në pozitën më të mirë sa i përket numrit të së burgosurve ndaj totalit të popullsisë.
Në një studim të mëparshëm të Kombeve të Bashkuara, rezultonte se norma e lartë e të burgosurve ndikonte në ekonominë e një vendi prej kostove të mbajtjes së individëve në izolim, si dhe në kostot ekonomike të vetë individit pas daljes nga burgu (vështirësi për gjetje pune, mungesë socializimi etj.) Sipas një përllogaritje të vitit 2017, duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive. Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar. Vetë Ministria e Drejtësisë është shprehur se kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, afërisht 9 mijë euro në vit, më e lartë edhe se shumë vende të tjera në Europë./ Monitor

Etiketa: ballkannumri i te burgosurve
Pas

Braktis Bayernin, Ribery “emigron” drejt milionave të Arabisë

Para

Gent Strazimiri i thur vargje Vasilika Hysit: Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, m’e ata sy…

Para
Gent Strazimiri i thur vargje Vasilika Hysit: Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, m’e ata sy…

Gent Strazimiri i thur vargje Vasilika Hysit: Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, m’e ata sy…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

Numërohen 130 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 272/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

Mbyllet numërimi në Shijak, PS merr rreth 2000 mijë vota plus

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.