Në një kohë kur dy ekipet përfaqësuese, ai i Shqipërisë dhe ai i Kosovës nuk i kishin fshehur dëshirat për ta grumbulluar në ekipet përkatëse, futbollisti Mërgim Berisha i ka zhgënjyer.
Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, i cili po shkëlqen në futbollin austriak, është grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë U21.
Berisha është një nga lojtarët që është pëlqyer shumë si nga Federata shqiptare, ashtu edhe ajo kosovare, por atij tashmë i është dhënë mundësia me shpresat e Gjermanisë.
Megjithatë, duhet përmendur fakti se deri në momentin që Mergimi nuk debuton në ndeshje zyrtare me Gjermaninë A, ai ka mundësi që të ndryshojë kombëtare dhe të zgjedhë Shqipërinë ose Kosovën.
Discussion about this post