Për analistin politik nga Kosova, Agim Krasniqin lëvizja e Haradinajt në Hagë i cili zgjodhi heshtjen përballë Speciales, ishte mënyra e duhur për të reaguar duke theksuar se ka një eksperiencë të jashtëzakonshme me këtë Gjykatë duke mos përjashtuar edhe skenarët.
Krasniqi tha në studion e lajmeve të Fax News me gazetaren Xhilda Kondi se, Haradinaj mbetet kryeministër i Kosovës dhe se kabineti i tij duhet të jetë pjesmarrës në detyrat që ka por pa të drejtë vendimmarjeje sepse kjo sipas tij, mund të çojë në abuzime apo shkelje të ligjit.
Lidhur me situatën politike në Kosovë, Krasniqi tha se është në një moment të favorshëm për transformimin dhe ndërrimin e elitave politke, dhe për këtë gjë tha ai, ka nevojë edhe klasa politike shqiptare.
Analisti dha një opimion edhe për situatën politike në Shqipëri, ku djegien e mandateve nga opozita e quajti si një sakrificë për demokracinë por një vendim jo të duhur dhe në kohën e duhur. Ai shtoi se Reforma në Drejtësi është e barazvlefshme me Pavarësinë e Kosovës ndërsa argumentoi se kjo ka të bëjë me faktin se po themelohet shteti ligjor dhe konstitucionalist.
Pjesë nga biseda në studio:
Qeveri tranzitore apo zgjedhje të parakohshme në Kosovë?
Kjo është e përcaktuar në Kushtetutë e cila parasheh se në rast të dorëheqjes së kryeministrit bie gjithë qeveria. Dhe ka disa zëra se deri në zgjedhjet e ardhshme bie qeveria, por ka edhe zëra se qeveria nuk duhet të jetë nëpër zyra. Përvoja tregon që një shtet mund të mbijetojë edhe pa Kushtetutë dhe ligje, por pa qeveri nuk mund të mbijetojë. Nuk duhet të krijohet një vakum sa i përket stafit të qeverisë. Ata duhet të jenë pjesë e qeverisë por pa te drejta vendimarrëse pasi mund të bëjnë edhe shkelje ligjore.
Nëse Kosova shkon në zgjedhje, cilat janë projeksionet për partitë?
Nuk dua të paragjykoj, por them që nëse shkohet në zgjedhje do të ndërrohet struktuura e partive politike në qeverisjen e ardhshme. Faktori ndërkombëtar ka indicie të bëjë lëvizje në disa aktor politik që i ka përkrahur në fillim. Këtë e bëri fillimisht me Maqedoninë, Shqipëria është në një proces, mbështetja për Malin e Zi (drejtuesit e tij) ka rënë. Sepse kërkohën disa standarte të cilat i ka dhënë BE siç janë krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Sipas jush, pse përdori Haradinaj heshtje në Hagë?
Nuk u besoj shumë teorive konspirative por mendoj se konspiracioni ka qenë. Mendoj se ka pasur një skenar për të nxjerr fitues Ramush Haradinajn. Ai ka një përvojë të jashtëzakonshme me Hagën, për mendimin tim ka vepruar jashtëzakonisht mirë.
Si i komentoni zhvillimet politike në Shqipëri?
Ky proces normalisht që sfidohet nga faktorë qofshin të brendshëm qofshin të jashtëm. Kishte faktor që Shqipërinë ta vendosnin në një rend anarkik. Kjo kishte të bënte edhe me anullimin e zgjedhjeve. Shqipëria është në një situatë më të faviorshme se para datës 30 Qershor. E djathta që nga largimi nga parlamenti, shoh që ka një zbehje dhe zbutje të kërkesave kapitale që e kishin para zgjedhjeve. Ata kanë bërë një sakrificë të jashtëzakonshme për demokracinë por kjo nuk ka qenë koha më e mirë dhe vendimi më i mirë, sepse bota demokratike është e distancuar nga veprimet bojkotuese.
Mesazhet që vinin nga fuqitë e mëdha sidomos nga aleatët, spikatën se Shqipëria është një shtet që po shkon drejt konsolidimit. Hera e parë që faktori ndërkombëtar bën përpjekje që të ndërtojë një shtet funksional në Shqipëri. Deri më tani kemi pas ndërhyrje të ndryshme në politikën shqiptare përfshirë Greqinë dhe Jugosllavinë në përpjekje për destabilitet edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Tashmë nuk ka ndonjë element që mund të çojë në destabilizim përveç aspektit social.
Edhe Shqipëria edhe Kosova mendoj se janë në drejtim të duhur. E them me bindje se reformat që po bëhen në Shqipëri kanë vlerën edhe sa shpallja e Pavarësisë së Kosovës, sepse do të vendoset funksionimi i shtetit konstitucionalist. Jemi në një situatë ku duhet të ndryshohet komplet platforma politike si në Kosovë si në Shqipëri.
Si e komentoni reformën zgjedhore?
Besoj se reforma zgjedhore do të bëhet dhe besoj se zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri do të zhvillohen në klimën e këtyre ndryshimeve ku nuk do të ketë më komente të tilla si blerja e votës dhe manipulimi i zgjedhjeve. Por mendoj se një sistem i konsoliduar i drejtësisë do të ndikojë edhe në oraginizimin e zgjedhjeve dhe ndëshkimin e rasteve të abuzimit dhe manipulimit.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/352396968984665/
(F.GJ/FAXWEB.AL)