18:49 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Shqipëria drejt autoritarizmit- rezistenca kundër tij duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve

08:42 | 09/03/2020
në Te Gjitha
0
Shqipëria drejt autoritarizmit- rezistenca kundër tij duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve

Nga Frank Shkreli

Ish Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë

Gjithnjë e më shumë po dëgjohen zëra , brenda dhe jashtë Shqipërisë, se ai vend është duke rrëshkitur shpejt drejt autoritarizmit. Këta zëra ekspertësh, analistësh dhe organizatash vendase dhe ndërkombëtare të drejtave të njeriut, po shprehin shqetësimet e tyre tepër serioze mbi gjendjen aktuale politike në vend se: Shqipëria nën udhëheqjen e Kryeministrit Edi Rama po shkon me hapa të shpejtë drejt autoritarizmit. Ata nënvizojnë përpjekjet dhe masat e marra prej tij — de facto dhe de jure — për të kontrolluar të gjitha entet qeveritare dhe shtetërore të vendit, duke përfshirë ekzekutivin, parlamentin, gjykatat, sistemin juridik në përgjithësi dhe pothuaj të gjitha bashkitë e vendit, dhe një pjesë të madhe të medias, duke e kërcënuar atë me ligje të reja te ashtuquajtura antishpifje.

Lufta që Kryeminstri Rama ka shpallur kundër zyrës së Presidentit të vendit — i vetmi ent shtetërorë që deri tani nuk kontrollohet nga Kryeministri Rama dhe shumica e tij socialiste, duket se ka zgjuar shqiptarët nga gjumi, siç tregoi edhe manifestimi masiv i para disa ditëve në Tiranë. Ishte kjo një shprehje e qartë e shqiptarëve se mjaft është mjaft , një mesazh i fortë ky për Kryeministrin Edi Rama dhe shumicën e tij socialiste, se populli shqiptarë është i gatshëm ti thotë STOP prirjeve autoritare dhe arrogancës së Kryeministrit Rama dhe diktaturës së tij të shumicës socialiste.

Paul Lendvai, njëri prej ekspertëve më të njohur të çështjeve shqiptare dhe ballkanike, e ka cilësuar kohët e fundit për gazetën ‘Der Standard’, Shqipërinë si një shtet i brishtë, ndërkohë që paralajmëron se autoritarizmi i Kryeministrit shqiptar, Z. Rama duhet marrë seriozisht. Tonet e herë pas hershme nacionaliste të Rames shkruan ai, nuk duhet të merren me aq seriozitet dhe shton se, “Më shumë kujdes i duhet kushtuar asaj që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimit të hatashëm të kartelave të drogës në Shqipëri”.

“Unë u përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar diktaturën më mizore në Evropë, regjimit vrastar të Enver Hoxhës”, shkruan Lendvai dhe u drejtohet diplomatëve ndërkombëtarëve në Tiranë me këtë thirrje: “Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptarë kundra prirjeve autoritare duhet patjetër të gjejë mirëkuptimin, ndihmën dhe solidaritetin e komunitetit ndërkombëtarë”, ka shkruar para tre javësh Paul Lendvai, për gazetën austriake Der Standard.Fatkeqësisht, mbështetja dhe përkëdhelja e autoritarëve dhe diktatorëve anë mbanë botës, nga bota perëndimore nuk është diçka e re. Historia ka shënuar dyzina rastesh kur ndërkombëtarët, nëqoftëse nuk kanë mbështetur haptazi diktatorë aktualë ose në formim e sipër, atëherë ata i kanë mbyllur sytë dhe veshët perballë veprave te tyre, për interesa të ndryshme.

Më kujtohet një thënje që i atribohet ish-presidentit amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili thuhet të jetë shprehur për mbështetjen që SHBA i kishin akorduar diktatorit të Nikaraguas,në atë kohë, Anastasio Somoza. “Somoza may be a son of a bitch, but he is our son of a bitch”. Është pak banale ta përkthej këtë thënje nga anglishtja por pak a shumë do të thotë: “Somoza mund të jetë një diktator, por ai është diktatori ynë”, një fraze kjo që edhe sot përdoret në raste kur është vështirë të justifikohet mbështetja e vendeve demokratike për diktatorë që abuzojnë me të drejtat bazë të qytetarëve të tyre. Sot kemi dyzina vendesh të tilla anë e mbanë botës, përfshirë Rusinë dhe Kinën. Por kjo nuk duhej të ndodhte me Shqipërinë! Është e vërtetë se ndërkombëtarët duhet të merren me qeverinë e zgjedhur në cilindo vend qoftë, përfshirë edhe Shqipërinë. Pasi pa njëfarë marrëdhënieje normale midis dy palëve nuk mund të bëhet asnjë përparim. E kuptoj edhe balancin e interesave dypalëshe.

Por ajo që nuk kuptoj është heshtja publike e ndërkombëtarëve në Tiranë karshi kapjes së institucioneve shqiptare nga një person e nga një parti politike — diçka që nuk përputhet fare as me interesat dypalëshe dhe as me vlerat e përbashkëta perëndimore që pretendojmë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj perëndimore për pothuaj një shekull tani kanë balancuar interesat e vendeve të tyre me respektin për vlerat perëndimore, respektin për të drejtat e njeriut, lirinë dhe demokracinë përfaqësuese, e të tjerë.

Heshtja e ndërkombëtarëve në Tiranë ndaj shkeljes flagrante të këtyre të drejtave të sanksionuara edhe ndërkombtarisht, përfshirë kapjen e institucioneve, nuk është në interesin e perëndimit — se në interesin e shqiptatëve, jo se jo! Kjo duhet të jetë kauza e ndërkombëtarëve në marrëdhëniet e tyre me kryeministrin shqiptar, me qeverinë e tij dhe me të gjitha entet e tjera të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar. Për ndryshe, përballë kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perëndimore, me të drejtë, mund të bëjnë pyetjen: Ku është suksesi në Shqipëri që është premtuar nga derdhja e fondeve marramendëse këto 30-vjet post-komunizëm.

Rezistenca e shqiptarëve sot ndaj prirjeve autoritare në vend, ka nevojë më shume se kurrë, siç sugjeron edhe analisti evropian i çështjeve shqiptare, Paul Lendvai – për mirëkuptimin, ndihmën dhe solidaritin e diplomatëve ndërkombëtarë në Tiranë. Për ndryshe, në sytë e popullit shqiptar — që dita ditës po largohet masivisht nga vendlindja, si rezultat i kaosit politik — ju do të dukeni të pa aftë dhe të diskredituar.

Pas

Koronavirusi erdhi, 10 këshilla mjekësore si t’i bëni ballë sëmundjes nga Tritan Kalo

Para

Koronavirusi në Shqipëri/ Cilat janë simptomat dhe si mund të mbroheni

Para
U ndje keq para ndeshjes, futbollisti në Itali infektohet me Coronavirus

Koronavirusi në Shqipëri/ Cilat janë simptomat dhe si mund të mbroheni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.