Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit, sipas të cilit Shqipëria renditej e fundit ndër 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian.
Berisha e cilëson këtë vend në renditje si një tjetër rekord të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quan “Noriega”.
Berisha kujton rastin e derdhjes së ujërave të zeza në bregdet sin ë Sarandë, Durrës, Ksamil, që e quan edhe si shkakun se pse Shqipëria vendoset në këtë renditje.
Sipas ish-kryeministrit, kjo është goditje më e rëndë për turizmin në Shqipëri dhe për reputacionin e vendit në tërësi.
REAGIMI I BERISHËS
Nje rekord tjeter i zi i Norieges!
Ujerat e zeza te Sarandes, Durresit etj, fundosin Shqiperine ne vendin me plazhet me te pista ne Europe!
Te dashur miq, Agjensia Europiane e Mjedisit, ne raportin e saj te botuar sot nga mediat, shpall Shqiperine me vendin e ujerave bregdetare me te pista ne Europe!
Kete çmim turperues ja dhane Shqiperise derdhja e ujerave te zeza ne det nga qytetet tona bregdetare si Saranda, Durresi, Vlora, Ksamili etj, gje qe detyroi te largohen nga vendi qindra dhe mijra turiste qe kishin ardhur apo do vinin per te kaluar pushimet ne Shqiperi. Po shtoj ketu se nga 13 impiante te perpunimit te ujerave te zeza funksionojne vetem dy, sepse te tjerat bashkite nuk i perdorin pasi nuk duan te paguajne energjine elektrike per funksionimin e tyre.
Kurse Impianti i perpunimit te ujerave te zeza te Tiranes, qe ndertohet me nje projekt dhe kredi japoneze, te siguruar nga qeveria e mepareshme, prej 120 milione dollaresh, ndonse eshte inaguruar fillimi i punimeve qe ne vitin 2014 dhe duhet te kishte perfunduar, eshte ne vendnumero njelloj si projektet tjera!
Ky rekord i zi i botuar nga agjensia me prestigjoze e BE per mjedisin eshte nje standart turperimi qe nuk ka ekzistuar kurre me pare dhe nje goditje e rende per turizmin ne Shqiperi dhe reputacionin e vendit ne teresi! (D.D/Shuplaka)