04:54 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shqipëria e mbushur me drogë, miliarda euro për blerjen e parlamentit 2017”, Doris Pack kritikon ministrin gjerman Sigmar Gabriel

09:52 | 25/04/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria e mbushur me drogë, miliarda euro për blerjen e parlamentit 2017”, Doris Pack kritikon ministrin gjerman Sigmar Gabriel

Eurodeputetja Doris Pack, njohëse shumë e mirë e Shqipërisë, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me atë çka po ndodh në Shqipëri. Në Forumin e Grave të Partive Popullore Europiane, ku ishte e pranishme edhe deputetja Albana Vokshi, Pack u shpreh se ajo që po ndodh aktualisht në Shqipëri është një çmenduri.

Doris Pack shprehu shqetësim për qeverisjen e lidhur me krimin në Shqipëri dhe qortoi heshtjen e diplomatëve të huaj. Ajo kritikoi qëndrimin e Ministrit të Jashtëm të Gjermanisë gjatë vizitës së tij në Tiranë.

“Çfarë po ndodh në Shqipëri aktualisht është një çmenduri. Vendi  i mbushur  i gjithi me drogë, një rrezik jo vetëm për kthimin e Shqipërisë në vend kryesor për prodhim dhe eksport droge, por për mjedisin ku rriten fëmijët shqiptarë,” u shpreh Pack.

“Në Parlament dhe administratë mbahen me dhjetra persona me rekorde kriminale se kanë paguar për pushtetin e Ramës, ndërkohë profesionistët hiqen nga puna për bindje politike” — deklaroi ajo.

E pranishme në këtë takim, kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi raportoi rreth zhvillimeve më të fundit politike në Shqipëri dhe dhe shprehu vendosmërinë e Partisë Demorkatike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, standard themelore të çdo shoqërie europiane.

Deputetja demorkate i informoi koleget e saj të Partive Popullore Europiane për fushatën e keqinformimit të partnerëve të huaj nga qeveria Rama përmes propagandës dhe lobimeve të financuara me para të pista. Ajo denoncoi kriminalizimin e Parlamentit dhe të qeverisjes, kanabizimin e Shqipërisë dhe përgatitjet për blerjen e zgjedhjeve me paratë e drogës.

Vokshi shprehu mirënjohje dhe falenderoi Presidenten e Forumit te Grave te Partise Popullore Europiane (EPP Women) Znj. Doris Pack për mbështetjen e protestës popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

(XH.A/SHUPLAKA)

Doris Pack & Albana Vokshi ne Forumin e Grave te EPP
Etiketa: albana vokshideklarateDoris PackDroga
Pas

“Bleta ikën, kurse lopa e ha dhe llullatet”, Manjani rrëfen historinë e mikut të tij me hashashin

Para

Kodheli: Pro një koalicioni PS-PD, po demokracia jonë nuk është e konsoliduar

Para
Kodheli: Pro një koalicioni PS-PD, po demokracia jonë nuk është e konsoliduar

Kodheli: Pro një koalicioni PS-PD, po demokracia jonë nuk është e konsoliduar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.