05:06 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria, e para në Europë për numrin më të madh të azilkërkuesve në 2016-ën

14:44 | 20/03/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria, e para në Europë për numrin më të madh të azilkërkuesve në 2016-ën

Edhe pse me një përgjysmim të numrit të azilkërkuesve në vitin 2016 në raport me vitin e mëparshëm, Shqipëria është vendi europian që pati numrin më të lartë të azilkërkuesve në mesin e 28 vendeve të BE-së vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të EUROSTAT,  28 mijë e 925 shqiptarë kërkuan azil për herë të parë në BE në vitin 2016. Pas Shqipërisë, për numrin e lartë të azilantëve europianë brenda Europës ishte Rusia  me rreth 23 mijë azilkërkues.  Më pas, për nga numri i lartë ishte Ukraina me 11,090 persona e ndjekur nga Turqia me 10 mijë e 100 persona.

Në renditje vjen më pas Kosova me mbi 89 mijë azilkërkues rishtas në BE më 2016.

Vendet e preferuara të shqiptarëve për azil edhe vitin e kaluar mbeten Gjermania dhe Franca me nga 14, 855 dhe 6,850 azilkërkues secila.

Por harta e emigracionit u ndesh me një risi në vitin 2016, ku shqiptarët ju rikthyen azilit ekonomik në Greqi, edhe pse ekonomia e vendit fqinjë është ende në pasojat e krizës ekonomike.

EUROSTAT zbulon se gjatë vitit 2016, rreth 1300 shtetas shqiptar kërkuan azil ekonomik në Greqi. Vende të tjera europiane të preferuara për azil nga shqiptarët qenë Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia.

Edhe më 2015, Shqipëria dhe Kosova ishin dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesuar në kërkesat e tyre për azil në BE.

Kosova dhe Shqipëria ishin përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë për kërkesat për azil  (duke përbërë secila nga 5% të totalit) për vitin 2015, pas tre shteteve që i ikin luftës: Siria, Afganistani dhe Iraku. Madje raporti vë në dukje se Europa mori pothuajse të njëjtin numër të aplikimeve për azil nga Shqipëria dhe Kosova së bashku, sa mori dhe nga Iraku. Nga Shqipëria në Gjermani kishte 54 mijë azil kërkues.

Rikthimi i fenomenit masiv të emigracionit dy vitet e fundit po ndikon negativisht forcën e punës, rënien e lindshmërisë dhe plakjen e popullsisë./ monitor

Etiketa: azilkerkueseuropeeurostatshqiperia
Pas

Gjendet i vdekur në qelinë e burgur ish-zyrttari i lartë rus

Para

“Mos more djalë se do përfundosh si Duçja”, Plasari-Bashës: Shtrembërove fjalën time, nuk ju referova Ramës

Para
“Mos more djalë se do përfundosh si Duçja”, Plasari-Bashës: Shtrembërove fjalën time, nuk ju referova Ramës

“Mos more djalë se do përfundosh si Duçja”, Plasari-Bashës: Shtrembërove fjalën time, nuk ju referova Ramës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.