18:54 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shqipëria e para në rajon por jo për mirë, shumë nxënës për një mësues

15:18 | 02/12/2016
në Ekonomi, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria e para në rajon por jo për mirë, shumë nxënës për një mësues

Shqipëria ka numrin më të lartë të nxënësve për një mësues në rajon, pavarësisht uljes së numrit të të rinjve për shkak të emigracionit dhe përfshirjes në trend të plakjes së popullsisë.

Ky përfundim është arritur nga Banka Botërore, e cila ka bërë një krahasim global të këtij treguesi dhe ka gjetur se Shqipëria në vitin 2014 kishte mesatarisht 19 nxënës për një mësues.

Në vendet e tjera të rajonit ky tregues është më i ulët. Në Maqedoni është 15, në Bosnje 17, në Serbi 16 dhe në Kroaci 14.

Vendet e Evropës dhe ato të zhvilluara karakterizohen nga një numër i ulët i nxënësve për mësues, me vetëm 15.

Ndërsa në vendet në zhvillim dhe ato të varfra (kryesisht në Afrikë), numri i nxënësve për një mësues është shumë i lartë, më shumë se 40.

Në vitin 2014, mesatarja globale e këtij treguesi arriti në 24 nxënës për një mësues. Ndërsa në vitin 1970, mesatarja e këtij treguesi ishte 28 nxënës për mësues.

Në vjetarin statistikor të Ministrisë së Arsimit thuhet se ka një tendencë në ulje të numrit të nxënësve  për arsimin bazë. Ky fakt shpjegohet me uljen e numrit të lindjeve dhe dukurisë së emigrimit.

Por kur bëhet fjalë për arsimin e mesëm, vit pas viti kemi një rritje të numrit të nxënësve për mësues.

Revista Monitor përmend një sërë faktorësh që kanë ndikuar në rritjen e këtij numri: politikat dhe reformat e qeverisë për arsimin, rritja e interesit të komunitetit të nxënësve dhe prindërve për arsimim përtej arsimit bazë.

Në 2008-2009 ka patur rënie të numrit të nxënësve në arsimin e mesëm, pasojë e kalimit të arsimit bazë nga sistemi 8- vjeçar në sistemin 9- vjeçar. Pavarësisht kësaj, përsëri kemi numrin më të lartë në rajon.

numri-i-nxenesve-per-mesues

Etiketa: ArsimiNxënësstudim
Pas

Familja Obama ndez për herë të fundit dritat e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë (Foto)

Para

“Derbi në errësirë”, mediat italiane shkruan për incidentin në Tiranë

Para
“Derbi i kryeqytetit”, deputeti Braçe “zhgënjehet” nga Partizani

“Derbi në errësirë”, mediat italiane shkruan për incidentin në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Qeveria e Kosovës planifikon ndërtimin e dy urave të reja pranë urës kryesore në Mitrovicë

Akuzohen si agjentë të Izraelit, Irani arreston 24 persona dhe kërcënon Hormuzin

Bisedë telefonike Scholz–Netanyahu: Gjermania kërkon zgjidhje diplomatike për konfliktin

Shtyhet sërish ndalimi i TikTok në SHBA, Trump firmos zgjatjen me 90 ditë

Qeveria ngre Task-Forcë për zbatimin e marrëveshjes me Italinë për migracionin

Kapet në Londër nga Interpol Tirana, shqiptari akuzohet se porositi vrasjen te Leart Haxhiu

Studenti kinez që drogoi dhe përdhunoi 10 gra në Londër e Kinë, dënohet me burg përjetë

Vendim i ri: Ministria e Financave zyrtarizohet si përfaqësuese e shtetit në Bankën e Zhvillimit

Irani arreston 24 të dyshuar si spiunë të Izraelit mes tensioneve në rritje

Trump kritikon kryetarin e FED: “Jerome Powell është një fatkeqësi për ekonominë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.