Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve, me pjesëmarrës nga 92 shtete të botës.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se në tetor të vitit të ardhshëm Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL).
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Manja shprehet se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë, ndërsa thekson se vendi ynë po ngjitet aty ku i takon – në hartën botërore të drejtësisë.
Manja gjithashtu bën me dije se në këtë ngjarje do të jenë të pranishëm presidentët e notariateve nga 92 shtete të botës.
Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!
Një tjetër moment historik për drejtësinë shqiptare: Tirana do të mirëpresë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Botëror të Noterëve (UINL) në tetor 2026, me pjesëmarrës nga 92 shtete të botës!
Për herë të parë, vendi ynë bëhet mikpritës i një ngjarjeje të këtij niveli në fushën e noterisë, duke e kthyer Shqipërinë në një qendër globale të diskutimeve për të ardhmen e këtij profesioni në epokën digjitale.
Ky është një vlerësim i drejtëpërdrejtë për reformën në drejtësi dhe për përkushtimin tonë për një noteri moderne, transparente dhe të sigurt, gjithmonë në shërbim të qytetarëve.
Një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë.
Një hap i madh përpara në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Një dëshmi e rolit tonë aktiv në mbrojtje të sundimit të ligjit.
Shqipëria po ngjitet aty ku i takon – në hartën botërore të drejtësisë!