Avokati Altin Goxhaj ishte i ftuari i ditës në studion e lajmëve të Fax News Tv ku foli për zgjedhjet dhe krizën politike në vend por përgjithësisht trajtoi ndikimin e politikave të milionerit Xhorxh Soros në Shqipëri.
Ai tha se në 2005 Soros ka arritur një marrëveshje me Berishën, ndërsa e konsiideron kreun aktual të opozitës, Lulzim Bashën si product i asaj marreveshjeje.
“Xhorxh Soros kishte një marrëveshje me ish-kryeministrin Sali Berishën për të futur një grup të vetin në PD në vitin 2005 dhe përmes kësaj axhende futi Lulzim Bashën. Axhendë e cila ka si synin rrënimin dhe shpopullimin e Shqipërisë. Dy kancere kanë lindur në këtë vend, njëri është “Rilindja” dhe tjetri është Lulzim Basha i cili i shërben si mbështetje dhe ilaç për “Rilindjen””, tha Goxhaj.
Më tej ai përmendi edhe detaje të asaj që e quan “Axhendë Sorosiane”, ku argumentoi rolin dhe ndikimin në rritje që ka Turqia në politikën dhe ekonominë vendase, dhe mënyrën që ajo po ndjek.
“Axhenda ishte krijimi i një mundëse që shqiptari t’ia mbathte dhe për këtë krijuan një aleancë me Turqinë dhe krijuan idenë se është populli ynë vëlla, dhe i orientuan shqiptarët drejt Turqisë. Në vitin 2000 u bë një raport nga Fondacioni Soros që të ndërpriteshin transmetimet italiane, dhe hap pas hapi gjuha italiane u zhduk nga përdorimi dhe njohja në Shqipëri, e njohin sot vetëm brezi i rritur, fëmijët masivisht nuk kanë njohuri, sepse në dy dekaka u zhdukën nga ekranet transmetimet e programacioneve televizive italiane, dhe kanë krijuar tashmë një skenar tjetër duke e mbushur televizionin me telenovela e programacion turk.
Janë 10 milionë shqiptarë dhe në Turqi nuk ka asnjë shkollë shqipe sepse kjo nuk lejohet, e ka thënë edhe një politikan i njohur turk se nëse kërkohet, do të largohen shqiptarët. Kjo axhendë sorosiane është një lajm i tmerrshëm dhe pika e parë që të shpëtojmë është që të vijnë aktorët e rinjë politik që t’i kondërvihen kësaj xhende. Por ç’ndodh, Kreshnik Çollaku, përfaqësues i Lulzim Bashës mori pjesë në turpin e ngritur nga Erion Veliaj dhe Edi Rama. Nuk mund të shërosh një sëmundje pa e identifikuar këtë sëmundje, pra kjo vjen përmes identifikimit të saj nga të gjithë aktorët në vend, përfshirë shoqërinë civile, intelektualët etj. Kjo axhendë ka krijuar edhe këtë ekonomi që kemi sot ku të gjithë ikin sepse nuk kanë një arsye për të jetuar këtu”, tha avokati në Fax News.
Ai vijoi më tej duke hedhur një tjetër akuzë të kapjes së sistemit të drejtësisë, ku në krye të tij tha Goxhaj, Soros ka vendosur Gent Ibrahimin.
“Sorosi e ka trajtuar çështjen shqiptare si një dhuratë për serbët ndaj këta të fundit e duan atë. Gent Ibrahimi është drejtori i Sorosit në Drejtësi. Sot mazhoranca i ka të gjitha institucionet, por pse nuk po funksionon si duhet edhe sistemi i ri i drejtësisë, sepse udhëhiqet nga i dërguari i Sorosit, Gent Ibrahimi i cili ndjek politikën e tij”.
Për Goxhajn e vetmja zgjidhje nga gjithë ky skenar është:
“Shpëtimi nga gjithë ky skenar vjen përmes krijimit të një fryme të re politike që orientohet dhe bashkëpunon duke rivendosur marrëdhëniet me SHBA dhe Bashkimin Europian. Sepse ne kemi parë që i vetmi shtet i cili për çdo kënd që ka kërkuar një vizë është pyetur mirë e mirë nëse do të kthehet sërisht në Shqipëri janë SHBA-të, sepse është një mbështetëse e madhe për mos shpopullimin e këtij vendi, e nëse thua se nuk do kthehem pavarësisht gjithçkaje ajo nuk të pranon. Ndryshe ndodh me Gjermaninë, sepse nëse ti i shërben asaj pra je dikush, ajo thotë eja dhe mos u kthe kurrë në Shqipëri”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/519218302238015/
(F.GJ/FAXWEB.AL)