Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur punën që të gjej selektorin e ri pas largimit të Gianni De Biasit.
Sipas “Panorama Sport”, ish portieri i Interit, Walter Zenga, është kandidat për ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.
Ish portieri i Interit ka drejtuar më prë skuadra si Sampdoria, Palermo e Wolverhampton. Ai ka qenë edhe para 6 vitesh kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares.
Duket që Federata Shqiptare e Futbollit e ka opsion të dytë zgjedhjen e një trajneri shqiptar, edhe pse Armando Duka deklaroi dje se nuk e ka mbyllur asnjëherë derën për trajner shqiptar.
De Biazi dha dorëheqje nga drejtimi i kombëtares pas ndeshjes me Izraelin, e fituar nga Shqipëria me rezultatin 0-3 nga Shqipëria. (B.H/Shuplaka)