03:45 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave

13:09 | 07/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave

Në mbledhjen e 17 Dhjetorit Këshilli i Bashkimit Evropian do të vlerësojë progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri. Këtë do ta konfirmojnë ministrat përgjegjës për Çështjet Evropiane përmes konkluzioneve që do të miratojnë për vendin tonë.

Nëpërmjet konkluzioneve të tij, Këshilli i BE-së do të vlerësojë vendin tonë për përmbushjen e kritereve të gjyqësorit nga kapitujt 23 dhe 24 për sundimin e ligjit. Shqipërisë i kërkohet që të përmirësojë historikun e tij në hetimet, duke vijuar me ndjekjet penale për zyrtarët e nivelit të lartë politik, dënimet përfundimtare dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale, përfshirë ato të nivelit të lartë.

Vendi ynë është në proces të hapjes një ditë më vonë me 18 Dhjetor në Konferencën e tretë Ndërqeveritare të kapitujve të tjerë të negociatave. Bëhet fjalë për grup kapitullin për politikën e jashtme. Ky pritet të jetë grup kapitulli që do të mbyllet me shpejt në negociata pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së sidomos në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

Qeveria shqiptare ka ambicien që procesi i negociatave të përfundojë deri në fund të vitit 2027, në mënyrë që deri në fund të kësaj dekade Shqipëria të bëhet anëtar me të drejta të plota i BE-së.

Në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, më 17 Dhjetor, ministrat përgjegjës për çështjet evropiane do të miratojnë një paketë konkluzionesh edhe për vendet që janë në proces të zgjerimit. Këto konkluzione më pas do të konfirmohen nga Këshilli Evropian, pra liderët e shteteve dhe qeverive të BE-së, në samitin që do të mbahet më 19 Dhjetor.

Përmes këtyre konkluzioneve, Këshilli i BE-së do të mirëpresë përparimin e mirë dhe do të inkurajojë vendin tonë që të vazhdojë me përpjekjet për reforma, veçanërisht në fushat kyçe si liria e shprehjes dhe media, duke përfshirë mbrojtjen e gazetarëve dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe publikut, reformat e administratës publike.

Pas

Mbape sërish titullar, Ançeloti do të bëjë dy ndryshime nga ndeshja e fundit e Realit

Para

Parlamentaret 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve (DOKUMENTI)

Para
Parlamentaret 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve (DOKUMENTI)

Parlamentaret 2025/ KQZ vendos: Tirana me një deputet më shumë, Korça me një më pak, zbardhet lista e ndarjes së mandateve (DOKUMENTI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.