Shqipëria hapi edhe dy kapituj me BE-në, Rama: Ditë krenarie e marshimit drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë ishte një ditë krenarie e marshimit drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së, dhe Marta Kos, Komisionere për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Rama u shpreh se “Shqipëria do të sigurohet që i kemi bërë detyrat. Ambicia për kryeministrin është e madhe dhe prioriteti është i qartë. “Ambicia jonë nuk është sekret ne duam të sigurohemi që kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në 2027 dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade. Është shumë ambicioze, por e kemi ndarë këtë jo vetëm me presidencën hungarezë dhe komisionin që na ka mbështetur”,- theksoi Rama.