15:53 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së, drejt çeljes grupkapitulli 4

16:36 | 11/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së, drejt çeljes grupkapitulli 4

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar sot Presidencën e BE-së që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme.

Sakaq, Presidenca Polake i ka dërguar sot një letër zyrtare Qeverisë Shqiptare, duke hapur rrugën për përgatitjen e negociatave mbi katër kapituj kyç të kësaj grupings.

Qeveria bën me dije se pozicioni negociues i Shqipërisë do të prezantohet në Konferencën e gjashtë Ndërqeveritare, e cila pritet të mbahet së shpejti.

Grupkapitulli 4 përfshin katër kapituj të rëndësishëm që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit:

Kapitulli 14 – Politika e transportit: synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, si dhe rritjen e sigurisë në transport.

Kapitulli 15 – Energjia: përqendrohet në garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji.

Kapitulli 21 – Rrjetet trans-evropiane: fokusohet në ndërlidhjen infrastrukturore të Shqipërisë me vendet e BE-së dhe përfshirjen në Korridoret Evropiane.

Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike: përfshin angazhimin për mbrojtjen e mjedisit dhe përmbushjen e standardeve të larta të BE-së.

Përmes negociatave në këta kapituj, Shqipëria synon të ndërtojë rrugë më të sigurta dhe moderne, të forcojë ndërlidhjen me vendet e rajonit dhe BE-së, të garantojë energji të pastër dhe të përballueshme për qytetarët dhe të mbrojë mjedisin për brezat e ardhshëm.

Ky zhvillim përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve shqiptarë dhe konsolidon rrugën e reformave drejt anëtarësimit në familjen evropiane.

Vendimi i sotëm është gjithashtu një vlerësim i progresit konkret të Shqipërisë, përfshirë reformat ekonomike, forcimin e institucioneve dhe angazhimin e Ekipit Kombëtar të Negociatave. Ai tregon mbështetjen e BE-së për një proces zgjerimi të drejtë, transparent dhe të bazuar në rezultate të prekshme.

Pas

Paga mesatare bruto mujore arrin 82,210 lekë në tremujorin e parë të 2025-ës

Para

Video/Furgoni përfshihet nga flakët në autostradën Fier–Lushnje, dyshohet shkëndijë elektrike

Para
Video/Furgoni përfshihet nga flakët në autostradën Fier–Lushnje, dyshohet shkëndijë elektrike

Video/Furgoni përfshihet nga flakët në autostradën Fier–Lushnje, dyshohet shkëndijë elektrike

 



Të Fundit

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

VIDEO| Si i goditi policia shpërndarësit e kokainës në ish-Bllok, publikohen pamjet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.