Një nga mediat më të njohura italiane, “Corriere della sera” i ka bërë një analizë faktit që Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia kanë më pak vi ktima nga ko ronavirusi se shtetet e tjera në Europë. “Corriere della sere”, shkruan se këtë betejë e kanë fituar shtetet më të dobëta dhe të varfra. Këto 6 vende në përpjesëtim me popullsinë kanë pasur më pak se një e dhjeta e vdekjeve në vendet e ‘Europës së pasur’ si Franca, Gjermania, Zvicra, Suedia, Belgjika, Danimarka, Britania e Madhe.
Shqipëria, Greqia, Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Sllovakia kanë pasur shumë më pak raste me Covid-19, kanë arritur të kontrollojnë kurbën e epidemisë dhe ta ulin atë më herët se të gjitha vendet e tjera.
Të dhënat: Çështje fati? Ndoshta kjo! Ndoshta personat e infektuar kanë lëvizur më shumë në pjesën lindore të Europës gjatë muajve Janar-Shkurt. Por të dhëna të tjera tregojnë se mund të ketë ndikuar edhe diçka tjetër: Këto vende që treguan përultësi duke njohur sistemin e tyre shëndetësor dhe i morën masat menjëherë. Ato e dinin që nuk mund të rrezikonin, shkruan “Corriere della sera”.
Në mesin e muajit Mars grupi i vendeve që treguan përultësi, kishin këtë indeks të masave të marra nga qeveritë: Shqipëria 84, Sllovakia 71, Rumania 67, Polonia 60, Hungaria 59, Greqia 57. (Indeksi i masave të marra nga qeveritë është një masë e bazuar në 9 mënyra sesi shtetet janë përgjigjur ndaj pandemisë, përfshirë këtu mbylljen e shkollave, mbylljen e vendeve të punës, ndalimin e udhëtimeve, në një vlerë nga 0 në 100. Ky indeks thjesht regjistron numrin dhe rreptësinë e politikave qeveritare dhe nuk duhet interpretuar si llogaritje e efektivitetit të masave të marra në një vend). Pra sipas të dhënave Shqipëria ka indeksin më të lartë mes vendeve të tjera.
Ndërkohë vendet më të pasura dukeshin më të qeta: Gjermania 37, Franca 50, Belgjika 53, Britania e Madhe 11, Zvicra 46. Europa Perëndimore mori masa të forta vetëm në fund të marsit, kur ishte e qartë se pandemia nuk ishte vetëm problem i Italisë apo Spanjës.
Dy muaj më vonë, nënvlerësimi i vendeve më të pasura të Europës rezultoi në një kosto shumë të lartë. Dhe përulësia e vendeve të varfëra u shpërblye. Shqipëria sot ka vetëm 11 vi ktima për milion banorë, Greqia ka 16 vd ekje për milion banorë, Sllovakia 5, Britania e Madhe ka 536 vi ktima, Belgjika 795, Franca 432, Zvicra 220.
“Corriere della sera” e mbyll artikullin me këto fjalë: Një pandemi si kjo nuk është sigurisht konteksti i përshtatshëm për të bërë moral mbi vlerën e përulësisë dhe maturisë, apo rreziqeve që sjell vetëbesimi i tepruar. Por vetëdija për brishtësinë e tyre i bëri një shërbim të shkëlqyer vendeve si Shqipëria apo Greqia