Takimi mes Ramës dhe Metës në një restorant te ‘’Pazari i Ri’’ nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në ambjentet e demokratëve.
Shumë e kanë qujatur pazar ashtu si dhe ka emrin vendi i takimit. Ndërkohë që pas darkës ka qenë deputeti Luçiano Boçi i PD-së që ka thënë se Shqipëria ka ikur për peshk.
‘’Shqipëria ka ik për “peshk” (shqopë)!!!!! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!!!’’, shkruan Boçi.
Duhet thënë se çfarë u fol dhe u vendos gjatë takimit ende nuk janë bërë publike, ndërkohë që darka zgjati deri vonë pas mesnate. Gjatë ditës së sotme ndoshta mund të ketë një reagim më të qartë se çpo ndodh me koalicionin qeverisës.
Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ndërsa kreu i LSI-së Meta nga Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili. (E.K/SHUPLAKA)

Discussion about this post