Është hapur sot Panairi i Punës 2017, i cili do të qëndrojë hapur deri më 31 mars. Në ditën e parë të tij, ministrja e re e Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka, siguroi 1.000 punësime të menëjhershme brenda tri ditësh, pra në tri ditët e panairit.
Nën temën “Shqipëria punon-Shqipëria ka punë”, ajo shprehet se qeveria Rama i ka kushtuar një vëmendje të madhe punësimit.
Xhaçka renditi arritjet e qeverisë, duke u shprehur se gjatë 2016-ës numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar arriti në 93 mijë nga 151 mijë në fund të 2015-ës; u punësuan 25 mijë punëkërkues të papunë nga 20 mijë në 2015-ën, fondi i investimeve u realizua në masën 98%.
“Rëndësinë e këtij aktiviteti, e tregon pjesëmarrja edhe këtë vit e mbi 80 kompanive, të cilat kanë deklaruar rreth 5.000 vende pune, nga fusha të ndryshme.”, u shpreh Xhaçka.
Shkëputur nga fjala e ministres Xhaçka:
Shërbimi Kombëtar i Punësimit prezantohet në panair me rezultate të rëndësishme në aktivitetin e tij për vitin 2016:
- Numri i punëkërkuesve të papunë të regjistruar në Zyrat e Punës, në fund të vitit 2016, është ulur në 93 mijë, nga 151 mijë që ishte në fund të 2015. Kjo vjen, si rezultat i mirëzbatimit të “Ligjit për punëkërkuesin”.
- Numri i punëkërkuesve të papunë të punësuar gjatë vitit 2016 është 25 mijë, nga 20 mijë që ishte në vitin 2015, ose 3 mijë më shumë se planifikimi strategjik për këtë vit.
- Numri i ndërmarrjeve të kontaktuara ka arritur në 38 mijë, ose 5 mijë me shumë se në fund të vitit 2015.
- Numri i ofertave të punës ka arritur në rreth 40 mijë në 2016, nga 35 mijë që ishin në 2015.
- Është realizuar program i nxitjes së punësimit, me një fond prej 490 milion lekë, ku kanë përfituar 574 subjekte dhe 5,211 punëkërkues të papunë.
- Kanë marrë pjesë në një kurs formimi në qendrat tona publike dhe janë çertifikuar 17 mijë kursantë, ose një mijë më shumë se treguesi strategjik i planifikuar për këtë vit.
- Janë dërguar në qendrat e formimit 13 mijë punëkërkues të papunë, ose një mijë më shumë se treguesi strategjik i planifikuar për vitin 2016.
- Është realizuar fondi i investimeve në masën 98 për qind , një fond ky më i larti i të gjitha viteve.
(XH.A/SHUPLAKA)
![](http://faxnews.wpengine.com/wp-content/uploads/2017/03/xhacka-2-558x400.jpg)