18:36 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shqipëria me çmimet më të lira të drogave në rajon por me prevalencën më të lartë të përdoruesve

08:19 | 18/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria me çmimet më të lira të drogave në rajon por me prevalencën më të lartë të përdoruesve

Ligji ekonomik i ofertës dhe kërkesës na dikton se kur në treg rritet oferta, çmimi për mallin (edhe pse i jashtëligjshëm) bie. Nga të dhënat që Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet ka grumbulluar prej vendeve anëtare rezulton se Shqipëria ka çmimet më të ulëta në rajon për sa i përket hashashit dhe kokainës, ndërsa ka prevalencën më të lartë të përdoruesve gjatë jetës.

Për pjesën më të madhe të ekspertëve kjo vjen për disa arsye në Shqipëri.

Së pari, konsiderohemi vend origjine për kanabisin dhe vend transit për kokainën. Pjesa më e madhe e drogës synon që të kalojë në Europë, por një sasi mbetet në vend, duke rritur kështu ofertën dhe duke ulur çmimin.

Së dyti, fuqia blerëse në Shqipëri është e ulët dhe përdoruesit nuk kanë mundësi që të blejnë drogë të shtrenjtë. Ky faktor sipas ekspertëve ka sjellë edhe cilësinë shumë të dobët që qarkullon në vend.

Krahasuar me rajonin, Shqipëri ka prevalencën më të lartë të përdorimit gjatë jetës të kanabisit dhe të kokainës, veçanërisht për këtë të fundit prevalenca është dhe më e lartë në botë.

Sipas të dhënave të UNODC, ku mund të gjenden të dhënat e krahasueshme për të gjithë vendet e rajonit për çdo individ që ka provuar së paku njëherë gjatë jetës kokainë në  Serbi ka 25 individë në Shqipëri.

Nga të dhënat e krahasueshme për vendet e rajonit për sa i përket kanabisit, renditemi të dytët pas Kroacisë për përdorimin gjatë jetës.

Ndërkohë, çmimet e ulëta rrezikojnë që ta kthejnë Shqipërinë në një destinacion për drogat e lira. Sipas raportit botëror për përdorimin e drogave, çmimet në tregun e zi të substancave ilegale janë shumë më të ulëta se mesatarja e rajonit, veçanërisht për kokainën.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga UNODC, çmimi për një gramë kokainë në Shqipëri kushton mesatarisht 80 dollarë, ndërkohë që mesatarja e rajonit përllogaritet rreth 100 dollarë.

Edhe kanabisi kushton më lirë se në çdo vend tjetër të rajonit, përdoruesit mund të disponojnë një gramë marijuanë për vetëm 5 dollarë, ndërkohë që e njëjta sasi blihet në Malin e Zi për 26 dollarë./monitor

 

 

Etiketa: drograveperdorimishqiperia
Pas

Ndalimi i spotit, Çili reagon ndaj AMA-s: Nëse nuk tërheq vendimin do të çoj në gjykatë

Para

Prapaskenat te “Përrallë nga e kaluara”, “Gjino” e “Marigoja” tregojnë batutat me Hajrie Rondon

Para
Prapaskenat te “Përrallë nga e kaluara”, “Gjino” e “Marigoja” tregojnë batutat me Hajrie Rondon

Prapaskenat te “Përrallë nga e kaluara”, “Gjino” e “Marigoja” tregojnë batutat me Hajrie Rondon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

Zjarret në Gjirokastër: Policia procedon 11 persona për zjarrëvenie të qëllimshme

Zjarr në Shashicë/ Flakët përhapen me shpejtësi në Bypass-in e Vlorës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.