23:49 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria me konsumin dhe të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë

11:08 | 08/01/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në 2050 Shqipëria me 86.5% të popullsisë në qytet

Harta për sa i përket konsumit dhe të ardhurave për frymë tregon mjaft qartë ndarjen e Europës në dy fusha kryesore: Gadishulli Iberik me gjithë pjesën qendrore lindore të kontinentit janë ndër rajonet ku konsumohet më pak sesa mesatarja evropiane, ndërsa Evropa Qendrore Perëndimore me Britaninë e Madhe dhe vendet e Veriut janë mbi vlerën mesatare. Il Sole 24 Ore ka publikuar hartën e të ardhurave për frymë dhe konsumit, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.

Renditja e konsumit kryesohet nga Norvegjia (133% e mesatares europiane), e ndjekur nga Luksemburg (132) dhe Zvicra (128),  siç shihet nga ngyra më e thellë e gjelbër në hartë. Diametralisht të kundërta, të treguara me ngjyrë të ndritshme të kuqe, ju mund të gjeni të gjitha vendet e gadishullit Ballkanik me nivelin më të ulët që e ka Shqipëria (37% e mesatares europiane), pak e distancuar nga Maqedonia dhe Bosnja (nivel mbi 41%).

Rasti i Italisë që përfaqëson pothuajse në mënyrë të përkryer vlerën mesatare europiane (98) është gjithashtu kurioz, siç dëshmohet edhe nga ngjyra afër bardhës, një tregues i qartë viziv i tranzicionit mes dy tendencave të mëparshme të kundërta.

Siç është theksuar në hartë (madhësia e ikonës) dhe tendenca (zbritëse) të kolonave në lidhje me kombe të veçanta në dy harta, sa i përket renditjes Evropiane të prodhimit të brendshëm për frymë, në vend të parë është Luksemburgu (258% e mesatares europiane) me të paktën 75 pikë përqindje diferencë me Irlandën (183) dhe Zvicër (161), të dytë dhe të tretë respektivisht. E fundit sërish Shqipëria.

Edhe në këtë rast, Italia ka një produkt të brendshëm bruto për frymë absolutisht afër mesatares me pjesën tjetër të Europës (97), përfundon artikulli i Il Sole 24 ore.

Shqipëria, jo vetëm e fundit në Europë, por edhe me përkeqësim

Për vitin 2016, të ardhurat për frymë të shqiptareve ishin sa 29% e mesatares së BE, nga 30% që ishin në 2014-n. Shtetet e tjera të rajonit kanë ecur të gjitha përpara. Bosnja, që dikur ishte më poshtë se ne, tashmë ka mbërritur në 32% të mesatares së BE. Edhe Serbia, pas rënies relative në 2015, ka rikuperuar treguesin në 37% të mesatares së BE. Nivelin më të lartë të PBB-së për frymë në rajon e ka Mali i zi, sa 45 për qind e mesatares së BE-së. Të dhënat janë publikuar më herët nga Monitor.

Pas Mali të Zi, renditet Serbia dhe Maqedonia, ku të ardhurat për frymë janë sa 37 për qind e mesatares europiane. E parafundit renditet Bosnja, me tre pikë për qind më shumë se Shqipëria, ku të ardhurat për frymë në 2016-n shënuan sa 32 për qind e mesatares së BE-së. Të gjithë vendet e rajonit  e kanë përmirësuar treguesin e të ardhurave për frymë.

Mali i Zi është vendi që ka pasur përmirësimin më të lartë në rajon, nga 41 për qind në 201-n, të ardhurat për frymë i janë afruar mesatares së BE-së me katër pikë përqindje krahasuar me dy vjet më parë.

Përpos të ardhurave për frymë, ka rënë edhe treguesi i Konsumit Aktual Individual.

Konsumin Aktual Individual është tregues i mirëqenies materiale të familjeve në Europë. Ky tregues në Shqipëri është më i ulët jo vetëm ndër vendet e BE-së, por edhe në rajon.  Në 2015-n ishte sa 38 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, ndërsa në 2016-n sa 37 për qind, duke pësuar rënie me një pikë përqindje.

Nivelin më të larte të këtij treguesi në rajon e ka Mali i Zi, ku Konsumi Aktual Individual është sa 56 për qind e mesatares se BE-se (dyfish më shume se Shqipëria). më pas renditet Serbia, ku treguesi ACI është sa 47 për qind e mesatares europiane. Maqedonia dhe Bosnja kane të njëjtin nivel të treguesit të Konsumit aktual Individual më 41 për qind.

Vendet e rajonit e kanë përmirësuar treguesin e Konsumit Aktual Individual, dhe ritmin më të lartë të përmirësimit edhe për këtë tregues e ka Mali i Zi, me një rritje prej 3% krahasuar me një vit më parë. Treguesi për Serbinë dhe Bosnjen ka qenë konstant nga 2014-2016-n. Ndërsa Maqedonia ka pasur një rritje të lehtë prej vetëm një për qind./monitor

 

 

 

 

Pas

Deputeti i PD-së: Ndihem i kërcënuar, Rama mund të më mbyllë gojën

Para

Iu bëri pritë komshinjëve me sëpatë, një në gjendje të rëndë, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

Para
Iu bëri pritë komshinjëve me sëpatë, një në gjendje të rëndë, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

Iu bëri pritë komshinjëve me sëpatë, një në gjendje të rëndë, arrestohet 51-vjeçari në Sarandë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.