01:04 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

15:11 | 22/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

Për transformimin e qëndrueshëm të zonave industriale, Shqipëria do të investojë 600 mijë euro.

Kthimi i industrive të braktisura në parqe rekreacioni si dhe eko industrial do të zhvillohen nëpërmjet një marrëveshje të arritur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC), anëtare e Grupit të Bankës Botërore.

Do të jetë zona e Ish-Kombinatit në Tiranë si fillim e cila do t’i nënshtrohet një studimi për mundësinë e rivitalizimit të saj.

“Në kuadër të projektit të parqeve industriale në Shqipëri, IFC ka propozuar që ta kthejmë në format bashkëpunimi me ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të përfshirë tre komponentë kryesore. E para, përmirësimi i kornizave rregullatore dhe politike, integrimi i kornizës ndërkombëtare të parqeve eko industriale për të zgjeruar konceptin e tyre në vendin tonë. I dyti, forcimi i kapaciteteve i këtyre parqeve që synojnë në kalimin në konceptin sa më të parë të parqeve që janë ekzistuese përmes fillimit të një pilotimi përmes këtij projekti. I treti është aktivizimi sa më energjik i kapitalit privat që implementojmë teknologji të reja, forcimin e teknologjisë ekzistuese aty ku jemi”, tha ministri i Ekonomisë Blendi Gonxhe.

Një iniciativë e tillë sipas Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato pritet të zhvillojë ekonominë e vendit por nxisë edhe bizneset të investojnë edhe në rajon.

“Në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave Shqipëria mund të përfitojë nga pothuajse 1 miliardë euro për të ecur përpara me rritjen ekonomike të vendit. Objektiv i BE-së është që të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë rajonin. Këto parqe eko-industriale janë shumë të rëndësishme pasi mbështesin investimet dhe kalimin në praktika më miqësore ndaj mjedisit”, u shpreh Silvio Gonzato, ambasador i Bashkimit Europian.

Për menaxherin e Këshillimit për shtetet dhe ekonomitë në IFC, Javier Suarez nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi do të ndihmojë vendin në zhvillimin e tregut të punës dhe investimeve.

“Parket Eco-Industriale janë një nismë që do të kenë mbështetjen e IFC-së, dhe natyrisht edhe të BE-së, ku do të ndihmohen ekonomitë e Ballkanit Perendimor për të përmirësuar efikasitetin e burimeve për uljen e kostove operacionale, do të ndihmohen bizneset për të arritur standardet e BE-së me anë të politikave. Ne do të japim asistencën tonë me këtë partneritet strategjik”, tha Javier Suarez, menaxher këshillimi për shtetet dhe ekonomitë.

Projekti për parqet eko industrial pritet të zgjasë deri në vitin 2027.

Pas

Celibashi i përgjigjet Berishës: Komisionerët e PD nuk kontestuan rezultatin brenda vendit

Para

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Para
30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.