12:56 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria me përqindjen më të lartë të përdorimit të energjisë së pastër në Europë

19:47 | 25/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Në 2050 Shqipëria me 86.5% të popullsisë në qytet

 Në vitin 2016 pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë arriti në 17% në Bashkimin Evropian (BE), ose sa dyfishi i sasisë në vitin 2014.

Sipas krahasimit që ka bërë Eurostat Shqipëria dhe Islanda kanë përdorimin më të lartë të energjisë së rivonueshme në Europë përkatësisht me 69.4 dhe 72.6 %, teksa në vendet e tjera ky tregues është shumë më i ulët. Shqipëria e ka të lartë përdorimin e energjisë së pastër për shkak të përqendrimit të prodhimit te brendshëm nga hidrocentralet me rreth 100 për qind të totalit.

Pjesa e burimeve të ripërtëritshme në konsumin final bruto të energjisë është një nga treguesit kryesorë të strategjisë së Evropës 2020.

Objektivi i BE-së është që të arrijë në 20% të energjisë në konsumin final bruto të energjisë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2020 dhe të paktën 27% deri në vitin 2030.

Pjesa më e madhe e burimeve të ripërtëritshme është e përqendruar në Suedi, më e ulëta në Luksemburg, Maltë dhe Holandë.

Që nga viti 2004, pjesa e burimeve të rinovueshme në konsumin final bruto të energjisë u rrit ndjeshëm në të gjitha Shtetet Anëtare.

Krahasuar me vitin 2015, ajo është rritur me 15% në 28 shtetet anëtare. Me më shumë se gjysmën (53.8%) të energjisë së saj që vjen nga burimet e ripërtëritshme në konsumin final e zotëron Suedia, e cila renditet përpara Finlandës (38.7%), Letonisë (37.2%), Austrisë (33.5 %) dhe Danimarka (32.2%).

Në anën tjetër të shkallës, përqindjet më të ulëta të burimeve të ripërtëritshme janë regjistruar në Luksemburg (5.4%), Malta dhe Holanda (të dyja 6.0%).

Në mesin e 28 shteteve anëtare të BE-së, 11 kanë arritur nivelin e kërkuar për të përmbushur objektivat e tyre kombëtare 2020: Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Kroacia, Italia, Lituania, Hungaria, Rumania, Finlanda dhe Suedia.

Për më tepër, Austria është në më pak se 1 pikë përqindje  larg objektivit të saj 2020. Në anën tjetër të shkallës, Holanda (8,0 pp nga objektivi kombëtar 2020), Franca (7,0 pp), Irlanda (6,5 pp), Mbretëria e Bashkuar (5,7 pp) dhe Luksemburgu (5,6 pp) janë më larg nga objektivat e tyre.monitor

Pas

Ekstradimi i Nezar Seitit, Ministria e Drejtësisë jep detaje: S’ka asnjë pengesë

Para

Rrëfehet për herë të parë mami i Stresit: Si i përjetoj prapësitë e tij

Para
Rrëfehet për herë të parë mami i Stresit: Si i përjetoj prapësitë e tij

Rrëfehet për herë të parë mami i Stresit: Si i përjetoj prapësitë e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

ZYRTARE/ Befasia e Jasir Asanit, zgjedh të transferohet në Iran

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

U aksidentua nga një automjet në aksin Gjirokastër-Kakavijë, vdes në spital 60-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.