06:00 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria me të ardhurat më të ulëta në Europë, por ndër vendet me borxhin më të lartë

08:10 | 24/04/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtrëngoni ‘dhembët’ nëse jetoni në Tiranë. Është Bashkia ku paguhen më shumë taksa

Shqipëria ka rendimentin për mbledhjen e të ardhurave më të ulëtin në Europë, por kjo nuk e ka penguar që të rrisë vazhdimisht borxhin publik, në nivelin më të lartë në rajon, por edhe ndër kryesuesit në Europë. Edhe planet për uljen e borxhit janë shtyrë vazhdimisht në kohë.

Të ardhurat që u mblodhën në në buxhet në vitin 2017 ishin sa 27% e prodhimit të brendshëm bruto (27.7%, duke përfshirë edhe ndihmën), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave. Ndonëse në rritje në raport me vitet e kaluara, ato mbeten më të ulëtat në Europë dhe shumë më poshtë sesa mesatarja e rajonit (me përjashtim të Kosovës, që është një shtet relativisht i ri).

Nivelin më të lartë të të ardhurave në rajon, sipas të dhënave nga pasqyra ekonomike globale e FMN e kanë Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi që mbledhin mes 42-44% të prodhimit të brendshëm bruto. Maqedonia i ka ulur ndjeshëm të hyrat buxhetore, në rreth 28.3% të PBB-së, nga mbi 32% që i kishte disa vite më parë, si rrjedhojë e uljes së taksave.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të taksave (TVSH, tatim fitimin, sigurimet shoqërore), së bashku me Serbinë, por kjo e fundit ka rendimentin shumë më të larta sesa ne.
Mesatarja e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të fundit të Eurostat është rreth 45%, ku kryesojnë Suedia, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, që mbledhin të ardhura më shumë sesa gjysma e asaj që prodhon ekonomia në një vit.

Pak të ardhura dhe shumë borxh

Shqipëria në vitin 2017 kishte nivelin më të lartë të borxhit publik në rajon, me rreth 71.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas burimeve zyrtare të financave. Serbia, që ka qenë në nivele të ngjashme me ne, ka arritur ta ulë këtë tregues në 61.5% të PBB-së për një periudhë të shkurtër kohore.

Fqinjët e tjerë kanë një ngarkesë shumë të ulët borxhi ndaj PBB-së, Maqedonia prej 39%, Bosnja 30%, Mali i Zi 63%. Kosova, që ka të ardhura pak më të ulëta sesa ne, ka një borxh minimal prej vetëm 17% të PBB-së.
Shqipëria ka marrë vazhdimisht angazhim për uljen e borxhit, plane që janë shtyrë. Psh në vitin 2015, parashikimi i buxhetit afatnesën ishte që në 2017-n ai të kishte zbritur në 65.6% (nga 71.5 që është fakti) dhe deri në vitin 2018 ai të ishte ulur në 62% të PBB-së, por tashmë plani i rishikuar në rritje është rreth 68%, sipas kuadrit të fundit makroekonomik.

Në Europë ka vende që kanë borxhe më të larta, por me përjashtim të Greqisë, që kaloi krizën e madhe, ato janë shtete shumë më konkurruese se Shqipëria ndaj dhe aftësinë shlyese të detyrimeve e kanë shumë më të lartë.

Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës e ka ulur ndjeshëm këtë tregues në 64.1% të PBB-së, nga 74.7 në vitin 2014, dhe mbi 80% që e kishte rritur në 2012-n për të nxitur ekonominë e goditur nga kriza globale, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.

Greqia, Italia, Portugalia, Belgjika e kanë stokun më të lartë sesa 100% e prodhimit të brendshëm bruto. Mesatarja e Bashkimit Europian është 86.7% e PBB.

Për vendet në zhvillim, një nivel i përshtashëm borxhi konsiderohet në rreth 40-50% të PBB-së, ndërsa për ato në zhvillim në rreth 60-70%.

 

Pas

Sulmi me furgon në Toronto, 9 të vdekur dhe 16 të plagosur. Në të njëjtën ditë po zhvillohej takimi i G7-ës

Para

Ka vetëm një vajzë, Eli Fara rrëfen pengun e jetës

Para
Ka vetëm një vajzë, Eli Fara rrëfen pengun e jetës

Ka vetëm një vajzë, Eli Fara rrëfen pengun e jetës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.