13:18 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA, Lu: Forcojmë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s (FOTO)

16:43 | 05/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria merr dhuratë 6 mjete të blinduara nga SHBA, Lu: Forcojmë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s (FOTO)

Shqipëria ka marrë dhuratë nga SHBA 6 mjete të blinduara me vlerë 300 mijë dollar. Ceremonia e marrjes së mjeteve në dorëzim u zhvillua në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr.

Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transportin dhe mirëmbajtjen e këtyre mjeteve

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu.

Ministrja Kodheli u shprehu mirënjohjen dhe falënderimet ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si “aleat dhe mik strategjik”.

Duke folur për rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Kodheli theksoi se historia e marrëdhënieve tona është e shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të reformimit të Forcave të Armatosura.

“Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësisht të shpreh mirënjohjen time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer”, theksoi ajo.

Ministrja Kodheli vlerësoi rolin e rritur të batalionit të dytë të këmbësorisë në angazhimet në kuadër të NATO-s dhe se këto mjete janë më të domosdoshme se kurrë.

“Në rritjen e standardeve të FA, këto mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të blinduara, një projekt të cilin ne e nisëm së bashku që në vitin 2015. Kjo ndihmë vjen absolutisht në kohën e duhur, në momentin kur Batalioni i Dytë i Këmbësorisë po rrit ndjeshëm angazhimet në kuadër të Aleancës dhe kjo do të ndikojë cilësisht në përmbushjen e detyrimeve dhe objektivave e kapaciteteve”.

Nga ana e tij, ambasadori amerikan Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinentin tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësojnë këto mjete.

“Ju (Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO-s në Europë që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA është e përkushtuar të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO-s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO-s që të kenë një grup këmbësorie të modernizuar plotësisht operacional dhe autonom deri në 2019”, tha ambasadori Lu, i cili përgëzoi shefin e ri të Shtabit të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, si dhe falenderoi ministren Kodheli “për vitet e saj të shërbimit të përkushtuar në mbështetje të FARSH”.

Automjetet e blinduara për transport janë të markës HMMËV 1114 dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/h, kapacitet mbajtës 1+3+1 pushkatar, peshojnë 6 ton, si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhedhës.

(B.H/Shuplaka)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2711″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

Etiketa: MJETET DHURATE NGA shba
Pas

Amaneti i fundit i Dritëro Agollit, Akademia e Shkencave publikon LETRËN E PLOTË

Para

320 euro për të marrë certifikatën e trajnimit pa bërë testin, arrestohet administratori i shoqërisë së punësimit

Para
320 euro për të marrë certifikatën e trajnimit pa bërë testin, arrestohet administratori i shoqërisë së punësimit

320 euro për të marrë certifikatën e trajnimit pa bërë testin, arrestohet administratori i shoqërisë së punësimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.