Ndeshja e sotme Shqipëri-Lihtenshtejn është mbyllur me rezultatin 2:0 për kuqezinjtë. Shqiptarët e nisën me vrull ndeshjen e sotme, ku kishin mjaft shanse për të shënuar, mirëpo goli i parë u bë vetëm në minutën e 54’, kur Odise Rroshi zhbllokoi shifrat me një goditje të prirët në zonë pas një topi të nisur nga goditja e këndit.
Më pas, në minutën e 78’, Agolli thellon rezultatin duke shënuar golin e dytë.Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri Christian Panucci, i cili shprehet se tani për tani i intereson vetëm Maqedonia.
“Lojtarët ishin shumë serioz, nuk ishte e thjeshtë. Më pëlqen që debutova me fitore, natyrisht. E rëndësishme është të luajmë futboll dhe në fund të fitojmë.”
Ke bërë rotacion në formacion duke parë kundërshtarin që kishe përball?
Natyrisht diçka do të ndryshojmë për ndeshjen tjetër, duhet parë se sa do rikuperojnë disa nga futbollistët, por në ndeshjen kundër Maqedonisë vendosja në fushë do të jetë tjetër.
Festë apo do shikosh ndeshjen e Maqedonisë?
Më intereson vetëm Maqedonia. Do iki pak më vonë për të parë këtë takim që ata do luajnë kundër Izraelit. (D.D/Shuplaka)