Kombëtarja shqiptare humb 2-1 ndaj Izraelit në transfertë. Golin për Shqipërinë e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 88’
Për Izraelin shënoi Weissman dhe në minutat shtesë Baribo. Shqipëria mbetet e fundit në Grupin 2, me vetëm 1 pikë duke humbur mundësinë për të kryesuar.
Izraeli kryeson grupin e 2-të në Ligën B me 8 pikë. Të martën Shqipëria do të luajë përballë Islandës në ‘Air Albania’.