21:18 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

“Shqipëria, ndër vendet më të palumtura të Europës, shkak korrupsioni dhe liria për të zgjedhur”

09:55 | 21/03/2017
në Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria, ndër vendet më të palumtura të Europës, shkak korrupsioni dhe liria për të zgjedhur”

Indeksi i lumturisë, një studim i publikuar dje për llogari të Kombeve të Bashkuara, e rendit Shqipërinë në vendin e 109, nga 155 vende, më të palumturën në Europë, në linjë me vendet afrikane dhe në përkeqësim me vitet e kaluar.

Por, si shpjegohet fakti që shqiptarët janë kaq të palumtur?

Indeksi bën analizën e niveleve, ndryshimeve dhe përcaktuesit të lumturisë mes vendeve dhe vazhdon të jetë i bazuar kryesisht në vlerësimin e jetës individuale për rreth 1000 persona për secilin nga më shumë se 150 vende, të matur nga përgjigjet për pyetjen: “Ju lutemi, imagjinoni një shkallë me hapa të numëruar nga 0 në pjesën e poshtme deri në 10 në krye. Në krye të shkallëve përfaqësohet jeta më e mirë e mundshme për ju dhe në fund të shkallëve përfaqësohet jeta e keqe më e  mundshme për ju. Në cili hap të shkallës personalisht ndjeni se do të qëndroni në këtë kohë? “. Raporti përcakton pikët mesatare të vlerësimit të jetës për secilin vend, ku sa më i lartë pikëzimi, aq më mirë.

Jeta më e keqe e mundshme vlerësohet me 0 pikë dhe ajo më e mirë e mundshme me 10 pikë.

Gjashtë variablat kryesorë mbi të cilin bazohet indeksi përfshijnë të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale, pritshmëria për një jetë të shëndetshme e të gjatë, lirinë sociale, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit. Të ardhurat për frymë janë vlerësuar mbi metodën e fuqisë blerëse, pritshmëria për jetëgjatësinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Mbështetja sociale ka dalë nga pyetja “Nëse do të ishit në telashe do të kishit miq ose të afërm, tek të cilët do të mbështeteshit?”.  Liria për të zgjedhur përcaktohet nga pyetja “A jeni të kënaqur, apo të pakënaqur nga liria për të zgjedhur atë që doni të bëni në jetë?”. Bujaria matet duke ponderuar të ardhurat për frymë me përgjigjen “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e fundit?”

Perceptimi i korrupsionit matet nga përgjigje e dy pyetjeve: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur në biznes?”

Për vitin 2016, Shqipëria ka marrë 4.644 pikë në renditjen nga 0 në 10 pikë. Vendi më i lumtur është Norvegjia me 7.537 pikë dhe më i palumtur Republika Qendrore e Afrikës me 2.693 pikë.

Pikët më të larta Shqipëria i merr në të ardhurat për frymë, mbështetjen sociale dhe pritshmërinë për një jetë të shëndetshme. Një tjetër tregues ky renditemi mirë është dhe ai i dystopia (perceptimi I shqiptarëve është se nuk jemi një shoqëri e karakterizuar nga mjerimi njerëzor, shtypja, sëmundjet, dhe mbipopullimi).

Ndërsa vlerësimi më negativ është për korrupsionin, që është afër zeros, me vetëm 0.04 pikë. Shqipëria nuk shquhet as për bujarinë, ndërkohë që shqiptarët duken të pakënaqur dhe nga mundësitë që kanë për të zgjedhur atë që duan të bëjnë në jetë. (shiko tabelën me pikët përkatëse në fund).

I matur në vite rezulton se niveli më i ulët i lumturisë arriti në vitin 2013, për t’u përmirësuar më pas në dy vitet në vijim, ndërsa në 2016-n erdhi sërish përkeqësimi, duke zbritur afër niveleve të 2013-s./ monitor

Etiketa: lumturiaraportrenditjeshqiperia
Pas

Kërkoni sukses? 10-rregullat e Trump që mund të jenë fare mirë të zbatueshme

Para

Te Skëndërbeu ndihet më shumë se kurrë mungesa e një lideri si Blendi Shkëmbi

Para
Te Skëndërbeu ndihet më shumë se kurrë mungesa e një lideri si Blendi Shkëmbi

Te Skëndërbeu ndihet më shumë se kurrë mungesa e një lideri si Blendi Shkëmbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reagim surprizues i brazilianit Felipe Melo: Çalhanoglu, hajde te Gallatasaraj!

Telefonata Trump-Putin/ Dy liderët biseduan për rreth 1 orë, në fokus çështja e Iranit dhe Ukrainës

Durrës / U konfliktuan për motive të dobëta dhe gjatë konfliktit plagosën me armë zjarri një 35-vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy shtetas

Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e Trump për shpenzimet, nënshkrimi i presidentit pritet së shpejti

Zjarri në Bashkinë Finiq, vijojnë përpjekjet për shuarjen në fshatrat Malçan dhe Çerkovicë

“Qeveria po tallet me integrimin!”- Jorida Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë

Kontraktorët amerikanë tregojnë se si hapën zjarr ndaj civilëve të pafajshëm në Gaza

Përhapja e madhe e zjarreve në Kretë, evakuohen mijëra njerëz

Hungaria i ka vendosur veton, Zelensky: Ukraina do të bëjë gjithçka për të avancuar bisedimet e pranimit në BE

Gjylameti nuk rizgjidhet deputete: Mesazh falënderimi dhe reflektimi pas 12 vitesh në Kuvend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.