Edhe pse kanë kaluar 29 vite nga viti famoz i 90’ ku shqiptarët u dyndën në porte për tu larguar nga vendi, duket se situate nuk ka ndryshuar shumë, sot në 2019.
Radhë të gjata në ambasadat e vendeve perëndimore janë çdo ditë në Shqipëri.
Largimi i të rinjëve nga vendi është një plagë e cila mesa duket nuk do të mbyllet kurrë. Sipas sondazheve të organizuar në vitet e fundit numri i shqiptarëve të larguar është gjithmonë në rritje.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur në afërsi të Ambasadës Gjermane, ku duket qartë mijëra të rinj të cilët janë në pritje për të marrë vizën dhe për t’u larguar nga vendi.