Linda Halimi, fituese e Festivalit të fundit në RTSH, ka publikuar një pjesë të këngës “Botë” në gjuhën angleze.
“Botë” është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 62-të të Eurovisionit, i cili këtë vit mbahet në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev në datat 9, 11 dhe 13 maj 2017.
Halimi e ka kënduar “Botë” në versionin anglisht gjatë një interviste me Wiwibloggs, me të cilët ka realizuar edhe një intervistë, e cila pritet të publikohet gjatë kësaj jave. (A.R/SHUPLAKA)