12:03 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shqipëria në flakë, autoritetet s’kanë mjete e burime për t’i shuar (FOTO/ VIDEO)

10:27 | 03/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria në flakë, autoritetet s’kanë mjete e burime për t’i shuar (FOTO/ VIDEO)

Shqipëria në flakë, kjo është panorama e këtyre javëve të fundit dhe situata sa vjen e rëndohet. Vatra zjarri të reja po përhapen në shumë prej qyteteve, ndërkohë që ekzistueset ende nuk janë shuar.

Ajo që është evidente është padyshim mungesa e mjeteve të zjarrëfikësve për të ndërhyrë, ku në shumë nga rastet tentative për të shuar flakët është bërë me mjete rrethanore.

Zjarret kanë përfshirë dhe nuk kanë kursyer madje as parqet Kombëtare të Dajtit dhe të Llogarasë ku sipërfaqe të tëra pyjesh janë djegur.

LLOGARA:

Zjarri që ka përfshirë zonën malit të Çikës disa qindra metra larg Parkut të Llogarasë, vijon tashmë prej katër ditësh, duke djegur një pjesë të mirë të pyllit me pisha.

Për shkak të largësisë nga rruga të vatrës së parë, flakët janë përhapur dhe punonjësit e zjarrëfikësve janë përpjekur ta shuajnë me mjete rrethanore.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme të favorizuar dhe nga era vatrat e zjarrit kanë pasur një favorizim të mëtejshëm. Sot situata paraqitet më e qetë dhe flakët janë lokalizuar. 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2538″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

KRASTË, ELBASAN:

Zjarri i përmasave të mëdha ka përfshirë Kodër Krastën, në Elbasan, ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë pyllin, pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, forcave të policisë dhe punonjësve të Bashkisë së Elbasanit.

Ish-depot e dikurshme të ushtrisë në Kodër Krastë janë një tjetër shkak për t’u alarmuar, nga frika e ekzistencës së municioneve të mbetura luftarake.

Zjarri u është afruar edhe banesave në pjesën perëndimore të Krastës, ku është dashur ndërhyrja e policisë, e cila ka evakuuar banorët për shkaqe sigurie. Ditën e sotme situate në Krastë paraqitet më e qetë edhe pse zjarri vijon.

DAJT, TIRANË:

Vatrat e zjarrit prej tre ditësh kanë përfshirë edhe një zonë në Malin e Dajtit në Tiranë. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Gardës, pasi në këtë zonë mund të rrezikohej dhe një objekt i rëndësisë së veçantë. Mirëpo sipërfaqe të tëra me pyje janë djegur pavarësisht përpjekjeve për të shuar flakët.

DUKAT: 

Prej së martës një vatër e madhe zjarri ka përfshirë zonën e Dukatit në Vlorë duke djegur hektare pyje me pisha vazhdojnë të digjen për shkak të zjarrit. Ndërkohë që flakët nuk janë shuar edhe pas ndfërhyrjes nga ajri.
Gjendja vazhdon të jetë e përkeqësuar dhe njësi të shumta zjarrfikësish dhe punonjës të policisë, të mbështetur dhe nga banorë të zonës po mundohen për neutralizimin e flakëve. Në ndihmë kanë shkuar edhe forca të ushtrisë.

HAS:

Një zjarr masiv ka përfshirë edhe pyjet e Hasit ditën e sotme. Banorët thonë se flakët kanë shpërthyer prej dites së djeshme dhe po përhapen me shpejtësi. Sipas tyre, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë nga toka, si pasojë e terrenit tepër të vështirë.

Sigurisht që në të gjithë vendin ka vatra të tjera zjarri, shqetësime të shumta të banorëve janë shprehur në këto ditë, ndërsa mbetet evidente mungesa e mjeteve për të shuar flakët.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

Etiketa: dajtLlogarazjarret
Pas

Martesë e shëndetshme? 6 gënjeshtrat që gratë e martuara u thonë burrave

Para

Dhunoi nënën e tij të moshuar, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

Para
Plagosja në Shkodër, i dyshuari pranon krimin

Dhunoi nënën e tij të moshuar, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatra e zjarrit në Ulëz të Shkopetit/ E pamundur ndërhyrja nga toka, dy helikopterë nisin operacionin për shuarjen e flakëve nga ajri

Koçiu: “Shefqet Ndroqi” pajiset me aparaturën jetëshpëtuese, e para e këtij lloji në Shqipëri

Mbyllja e punimeve të Komisionit të Posaçëm, Xhafaj dorëzon në Kuvend dy dokumente bazë të punës së 14 muajve: Garantojnë standarte europiane

Sekuestrohen rreth 1600 çadra dhe shezlonë në Gjirit të Lalzit, procedohen 14 persona

Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, autoambulanca që po transportonte një pacient përplaset me një makinë, tre të plagosur

PD denoncon për masakër urbane, Teliti: Pas Teatrit dhe “Asllan Rusit”, radha e Pallatit të Kongreseve të betonizohet

Brazili do t’i bashkohet zyrtarisht çështjes së gjenocidit në GJND kundër Izraelit

Të paktën 23 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës

U arrestuan para 3 ditësh/ Prokuroria kërkon ‘detyrim paraqitje’ për Denis Hasallën, vëllain e deputetit të PS dhe Bledar Çullhajn

Sherr masiv pas mesnatës në Lumin e Shalës. Përplasje e dhunshme mes të rinjve, plagosen dy prej tyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.