Viti 2020 ka qenë një tjetër vit i mbrapsht për Shqipërinë përsa i përket demografisë. Nga të dhënat e publikuara nga INSTAT, mësohet se për 100 lindje djemsh në vitin 2020 ka pasur 107 vdekje meshkujsh të tjerë. Një vit më parë 2019 raporti ishte 79 vdekje meshkujsh për 100 lindje po ky grup gjinor. Të dhëna për Lindje Vdekje dhe Tkurrje (jo Shtesë).
“Në ndryshim me Lindjet, Vdekjet raportohen në rritje gjatë viteve të fundit, ku 2020 shënon numrin më të lartë për Totalin sikurse për secilin Grup Gjinor. Viti 2020 reflekton edhe situatën dhe humbjet për shkak të pandemisë Covid -19, drejtpërdrejt nga sëmundja apo edhe nga pasoja të saj dhe pasoja të një shërbimi shëndetësor të ndikuar nga rrethanat e krijuara në Pandemi. Në vitin 2020 numri total i vdekjeve shënoi 27 605 raste, ku 12 101 janë femra dhe 15 504 janë meshkuj. Humbjet janë më të mëdha në Meshkuj ku shënohen 56.2% e vdekjeve kundrejt 43.8% për grupin Femra. Numri mesatar i vdekjeve në vend gjatë 10 viteve është 21 936. Viti 2020 ka kapërcyer me 6 669 më shumë se mesatarja e dhjetëvjeçarit”-thuhet në raportin e publikuar.