Moti i keq që do të shoqërojë këtë javë vendin ka mobilzuar edhe OSHE-në. OSHE njofton se për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike të të gjithë abonentëve ka ngritur Shtabin Qëndror të Gadishmërisë dhe atij Rajonal. Në të gjithë territorin janë ngritur grupet e gadishmërisë për ngritjen e rregjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave të tyre.
Aktualisht zonat pa energji për shkak të motit janë: Rajoni Tiranë, pjesërisht Prezë, Mëzez, pranë Kopshtit Botanik, dhe rrugës “Stavri Themeli”. Rajoni Durrës, Halil, Luz Fushë Krujë, Qeret, Bagovë\Kavajë. Rajoni Kukës, Klosh dhe Surroj\Kukës. Grupet e gadishmërisë po punojnë për riparimin e linjave që furnizojnë me energji këto zona. Bëhet e ditur se fidrat që furnizojnë spitalet, objektet të pushtetit qëndror, vendor dhe konsumatorë të rëndësisë së vecantë janë në punë. Të gjithë linjat 35kv dhe N\Stacionet janë në skemë normale furnizimi.