10:39 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria nuk ka asnjë censurë për internetin

08:37 | 09/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria nuk ka asnjë censurë për internetin

Interneti dhe liria jonë për ta përdorur atë është një çështje e diskutueshme. Ndërsa qasja në disa vende mund të jetë e pakufizuar për çfarëdo materiali, në disa të tjera censura ndryshon. Në shumë shtete qeveritë bllokojnë shpërndarjen e opinioneve politike të ndryshme, kanë një listë të zezë të faqeve pornografike dhe ka ndalime të mediave sociale.

Sipas një harte të përpiluar nga WhoisHostingThis, paraqiten nivelet e censurës në internet në shtete të ndryshme në botë. Sipas hartës, Shqipëria nuk ka asnjë censurë zyrtare. Kategoritë e marra në konsideratë janë: Mediat sociale, torrent (platformë e shfaqjes së filmave botërore), pornografi, ndikimi i politikës në media.

Në një komunikim të mëparshëm me revistën Monitor, aktorët kryesore të tregut të kinemave në vend theksonin se pirateria në internet, përmes ofrimit të filmave të fundit në torrent, vijon t’i dëmtojë ata.

Sipas raportit të vitit 2017 “Liria në Internet” thuhet se 87 për qind e përdoruesve të internetit në botë panë një rënie të lirisë së tyre në internet për vitin e shtatë radhazi. Ndonëse nuk ka të dhëna specifike për Shqipërinë, raporti i Freedom House fliste globalisht për këtë trend, i cili sipas tyre, “minon” demokracitë e vendeve.

Në vijim të studimit WhoisHostingThis , thuhet se shumica e vendeve demokratike kanë pak censurë në internet, kryesisht për të kontrolluar piraterinë. Megjithatë, disa vende kufizojnë qasjen në informacione të ndryshme dhe nuk lejojnë çdo diskutim midis qytetarëve, shpesh që lidhen me protesta dhe trazira.

Për njerëzit që jetojnë në disa prej shoqërive më restriktive të botës, disa ose madje edhe shumica e internetit mbetet jashtë aksesit, të bllokuar nga censorët e qeverisë.

Shumica e censurës në internet në shtetet demokratike realizohet në emër të luftës kundër piraterisë së softuerit dhe llojeve të tjera të ndarjes së paligjshme të skedarëve (duke përfshirë torrents dhe faqet e ruajtjes së skedarëve, si Mega.co.nz që aktualisht është polemikë e Zelandës së Re). Është interesant megjithatë të theksohet se ndërsa një trafik i tillë dënohet në mënyrë aktive nga qeveritë dhe mbrojtësit e pronësisë intelektuale, korporatat si Netflix përdorin aktivitetin e torrentit për t’i ndihmuar ata të shpërndajnë resurset e tyre.
Një tjetër justifikim për censurën e përhapur dhe monitorimin e përmbajtjes ligjore është moraliteti i zbatuar nga shteti. Vendet e angazhuara në këtë lloj censure shpesh pohojnë se po kërkojnë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, kjo në rastin e pornografisë.

Pavarësisht nga forma, është e qartë se qasja e pabarabartë në internet është diçka që askush nuk mund ta lejojë dhe studimi tregon se fakti se sa mund të censurohet interneti dhe si, është objekt i shumë diskutimeve mbi lirinë./MONITOR

Etiketa: internetinuk ka censurëshqiperia
Pas

Ndocaj këshillon Bashën: Janarin lërja Donald Lu-së, nisi protestat në Shkurt

Para

”Askush nuk mund të rrezikojë karrierën për pak muaj”, gazetari tregon ”çudinë” me institucionet në vend

Para
”Askush nuk mund të rrezikojë karrierën për pak muaj”, gazetari tregon ”çudinë” me institucionet në vend

''Askush nuk mund të rrezikojë karrierën për pak muaj", gazetari tregon ''çudinë" me institucionet në vend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërimi drejt fundit në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani

Shkodër/Procedime për aksident me këmbësore dhe dëmtim automjeti në Velipojë

Vetëplagoset me armë zjarri dhe gënjen për ngjarjen, arrestohet 37-vjeçari në Lushnjë

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren! Ja çfarë më shkroi Meloni në mesazhin e urimit

Kamza i jep fund numërimit të votave, Partia Demokratike kryeson me shumicë votash! Ja sa është diferenca me PS

Përfundon numërimi në Qarkun e Elbasanit, si paraqitet rezultati

Me 205.500 lekë dhe 525 euro me vete/ Blerje votash në Kukës, arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Lusen

Mbyllet përfundimisht numërim i kutive të votimit në Dibër! Diferencë e thellë votash mes socialistëve dhe demokratëve

Përfundon numërimi në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

PD fiton në Kukës, 8000 vota më shumë se PS! Kush janë dy deputetët e parë që sigurojnë karrige në Kuvend/ Nis numërimi i kandidatëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.