Shqipëria ka mbyllur sot Presidencën e dytë dhe të fundit në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani ka komentuar këtë moment duke u shprehur se ai dhe qeveria ndihen krenar për këtë drejtim të Këshillit të Sigurisë së OKB-së në një moment kaq kritik për botën.
Mbledhja e KS kishte si fokus mbështetjen e ligjit ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së në dënimin e agresionit rus në Ukrainë, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën.
Postimi:
Shqipëria përmbyll sot Presidencën e dytë dhe të fundit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në fokus të së cilës ishte nevoja urgjente për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e OKB-së, si dhe përshpejtimi i ndihmës humanitare në mbarë botën. Ndihemi krenarë që kemi drejtuar me sukses Këshillin e Sigurimit në një periudhë kaq kritike.
Today Albania concludes its 2nd & last presidency of the #UNSC 🇺🇳. With special focus on the urgency to uphold intl. law & the UN Charter, and to speed up humanitarian aid worldwide, 🇦🇱 is proud to have successfully carried the weight of steering the UNSC in such critical times. pic.twitter.com/MASVeqcXYh
— Igli Hasani (@IgliHasani) September 30, 2023