Pas raportit të CIA-s për drogën ku e klasifikonte vendin tonë si një pikë aktive e transportit të drogës dhe që po furnizon organizatat kriminale në Europë, ka reaguar dhe nënkryetari I LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili sulmon Ramën duke e quajtur kryefarsë pasi raporti i CIA-as e nxjerr bllof për drogën. Vasili shkruan se Rama është bërë njësh me drogën.
REAGIMI I VASILIT:
Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.
Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.
CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.
Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbeshtesin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.
Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa. (B.H/Shuplaka)