20:26 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria pjesë e studimit të madh klinik”, Manastirliu: Kemi porositur 30 mijë teste të tjera për koronavirusin

18:19 | 06/04/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Manastirliu tregon shifrat: Mbi 320 persona janë regjistruar në spitale në gjithë vendin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar sot se, Shqipëria është përfshirë në nismën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “Public Health Emergency Solidarity Trial”, për t’u bërë pjesë e një studimi klinik ndërkombëtar, për optimizimin e protokolleve për trajtimin e COVID19.

“Për trajtimin e pacientëve me COVID19 po ndiqen protokollet si në vendet e tjera, përdorim po ato linja trajtimi. Shqipëria për herë të parë do të jetë pjesë e një studimi të madh klinik, “solidarity trial”, iniciuar nga OBSH. Do jemi pjesë e një skuadre botërore për hetimin klinik duke përfshirë antiviralët dhe hydroxychloroquine”, tha ministrja.

Në lidhje me testimin, Ministrja Manastirliu deklaroi se strategjia e testimit vendoset nga ekspertet dhe se gjurmimi epidemiologjik kryhet sipas standardeve.

“Ne nuk kemi probleme me kapacitetet. Kemi aktualisht dhe kemi porositur edhe 30 mijë teste të tjera. Por strategjinë e testimit e vendosin ekspertët. Ne po zbatojmë rekomandimet e OBSH-së për testim testim testim për çdo rast të dyshuar”, tha Manastirliu.

Në lidhje me vatrën e Shkodrës, Manastirliu tha se Shkodra është një qytet që ka dy vatra që janë zbuluar nga njësitë dhe strukturat e shëndetësisë. Eshtë bërë një hetim i imtësishëm nga epidemiologet e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, në bashkëpunim me Institutin e Shendetit Publik.

“Kam një apel që dua ta bëj jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të Tiranës e të gjithë Shqipërisë: Të respektojnë masat e marra, të respektojnë distancimin social, është e vetmja armë për të mundur COVID-19″, tha Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dha detaje edhe për shëndetin e dy mjekëve të njohur, prof. Dhimitër Kraja dhe prof. Roland Xhaxho.

“Prof. Dhimitër Kraja ka rezultuar negative nga testimi I fundit, pra është I shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Kur bisedova me të më tha që do të rikthehet në shërbim. Ndërsa prof. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar. Sot bisedova me të dhe është duke dhënë një dorë për mjekët e infektivit aty në spital, edhe pse është vetë i prekur. Shembuj të tillë janë frymëzues”, tha Manastirliu.

Etiketa: koronavirusiOgerta Manastirliustudimi kliniktestet
Pas

“Bishat” e Oltës kishin 5 trupa dhe të armatosur rëndë”, deputeti i ‘përvishet’ ministres: Urdhërat i merr Kuvendi jo Luleshtrydhja

Para

Italia nuk del nga zona e kuqe, 636 përsona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit

Para
53 mijë të vdekur në mbarë botën, Europa dhe SHBA spostojnë Kinën, 10 vendet me numrin më të lartë të viktimave

Italia nuk del nga zona e kuqe, 636 përsona humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

Partizani feston në Ohër, një gol i nderon ndaj Dinamos në miqësore

Mbetën në mes të detit me kanoe pasi u zunë ‘mat’ nga koha e keqe, 16 persona në Borsh alarmojnë policinë

Kurti pas takimit me liderët politikë: Ofruam dy kompromise, por përgjegjësia për Kuvendin është e përbashkët

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.