02:30 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Shqipëria po plaket”, Sula ‘ngre alarmin’: Të rinjtë kanë frikë të ndërtojnë familje këtu, të nxjerrim qeverinë në “pension”

17:02 | 11/11/2022
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shqipëria po plaket”,  Sula ‘ngre alarmin’: Të rinjtë kanë frikë të ndërtojnë familje këtu, të nxjerrim qeverinë në “pension”

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka ngritur shqetësimin e tij sa i takon statistikave nga Eurostat për plakjen e popullsisë së vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Sula thotë se ky është një alarm që tregon se të rinjtë nuk po ndërtojnë familje këtu pasi u druhen ksotove.

Postimi i plotë:
Në pension duhet të dalë qeveria jo Shqipëria!

📍Shqipëria po plaket. Këtë alarm e ka ngritur EUROSTAT ku sipas të cilës grupmosha deri në 14-vjeç është ulur me 3.1% për periudhën 2014 -2021, duke kryesuar kështu listën e tridhjetë e shtatë vendeve për të cilat janë publikuar të dhënat (Kosova mungon). Nga 19.6% që ishte përqindja e popullsisë deri në 14 vjeç në vitin 2014, ka zbritur në 16.5% në fund të 2021-t.
📍Kjo tregon se popullsia Shqiptare po plaket. Të rinjtë dhe të rejat kanë frik të krijojnë familje sepse nuk përballojnë kostot. Për shkak të diferencës së madhe mes pagave reale në shqipëri dhe çmimeve në treg të rinjtë dhe të rejat kanë frikë që të ndërtojnë familje. Një çift i ri duhet të punojë gjithë jetën për të siguruar një shtëpi. Por arsyet ekonomike nuk janë të vetmet.
📍Një çift i ri ka frikë të krijojë familje sepse kjo qeveri që në mandatin e parë nisi kanabizimin e të gjithë shqipërisë. Kjo qeveri që kur erdhi, nisi të ulte financimet për arsimin publik dhe sot është në kushtet ku ka ngritur pedagogët në protestë. E ardhmja me këtë qeveri jo vetëm që nuk është e sigurtë por është e minuar. Në portin kryesor të shqipërisë po shkarkohen më shumë konteiner me kokainë sesa me mallra.
📍Plakja e popullsisë shqiptare është edhe më e shpejtë nëse llogarisim eksodin galopant të viteve të fundit të të rinjve dhe të rejave që nuk kthehen në shqipëri.
📍Me një qeveri të korruptuar, ekonomi të dobët, me arsimin përtok, me rendin publik thuajse zero nuk ka të ardhme. Këtë po e reflektojnë qytetarët.

🔵Unë kam një kërkesë: që të mos lemë Shqipërinë të dalë në pension, duhet të nxjerrim qeverinë që është shkaktarja e të gjithave atyre më sipër, në pension. Ne duhet të ngrihemi të gjithë bashkë në protestë e ti tregojmë se koha e kësaj qeverie ka mbaruar. Duhet të bëj valixhet gati sepse nuk i përfaqëson.

Pas

Protesta e opozitës/ Korreshi: Është shumë e vonuar, njerëzit duhet të dalin vetë pa i thirrur partitë politike

Para

Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Para
Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Oligarku ukrainas i sanksionuar nga SHBA-ja merr shtetësi maqedonase

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.