Popullsia shqiptare po përjeton një transformim demografik të rëndësishëm. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Monitor.al, në vitin 2024, rreth 33% e popullsisë i përket grupmoshës mbi 60 vjeç. Ky është një tregues i qartë i plakjes së popullsisë në vend, i shkaktuar nga rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i vazhdueshëm i të rinjve.
Ky fenomen po sjell sfida të reja për ekonominë, sistemin shëndetësor dhe pensionet, teksa barra mbi grupmoshat aktive po rritet. Ndërkohë, ekspertët theksojnë nevojën për politika të qëndrueshme që nxisin lindshmërinë dhe përmirësojnë kushtet për të rinjtë në mënyrë që të frenohen pasojat e plakjes demografike./MONITOR