15:24 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria po tretet, bie ndjeshëm shtesa natyrore

22:20 | 14/08/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria po tretet, bie ndjeshëm shtesa natyrore

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018 pasqyron një rënie me 69,9%, në krahasim me tremujorin e dytë 2017, raportoi sot INSTAT, një e dhënë dramatike për tranzicionin e thellë demografik ku është përfshirë vendi.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Gjatë tremujorit të dytë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 769 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 763 numrin e vdekjeve.

Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në pesë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Vlorës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 164 numrin e lindjeve.

Lindjet, rënie me 25.3%

Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë, 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2018, regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, 87 lindje, me një rënie prej 22,3%, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në Qarkun e Tiranës me 1.851 lindje, të cilat shënojnë rënie me 22,2% në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Të gjitha qarqet pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon Qarku i Beratit me 36,5 % dhe Qarku i Vlorës me 33,6 %.

Vdekjet, rënie me 2.2%

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 1.088 vdekje, me një rënie prej 3,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 124 vdekje, me një rënie prej 5,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Gjatë tremujorit të dytë 2018, vetëm tre qarqe pësuan rritje, ndërsa tetë qarqe pësuan rënie të numrit të vdekjeve, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon Qarku i Gjirokastrës me 19,9 %./Monitor.al

Pas

Aferet spanjolle me Eraldo Çinarin, Vllaznia çon skuadrën e Deportivo Alaveshit në FIFA

Para

Flet dëshmitarja pas tmerrit në Genova: Dy djem shqiptarë kanë humbur jetën!

Para
Flet dëshmitarja pas tmerrit në Genova: Dy djem shqiptarë kanë humbur jetën!

Flet dëshmitarja pas tmerrit në Genova: Dy djem shqiptarë kanë humbur jetën!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dritan Lleshi dënohet me 8 muaj burg për ndikim të paligjshëm ndaj zyrtarëve publikë

Ish-kreu lokal i PD-së, Genc Deromemaj, emërohet në krye të Kadastrës së Vlorës

Telefonata mes kryeministrit izraelit dhe presidentit të SHBA-së, zyra e Benjamin Netanyahu-t njofton: Izraeli u përmbajt nga sulmi ndaj Iranit pas bisedës me Trump

12.000 euro të padeklaruara në Kakavijë, 62-vjeçari nga Dropulli nën hetim

Vihen në hetim 2 persona, lirohen dy hapësira bregdetare në Vlorë dhe Sarandë

Trump ndryshon qëndrim për Iranin: Ndryshimi i regjimit nuk është zgjidhje

Flamur Noka paditet në GJKKO për shpifje dhe fyerje

Zbulohet vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë.Rrezik për mbi 5000 krerë në zonat përreth

Turqia u bën thirrje Iranit dhe Izraelit të zbatojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA

Kosova merr masa për pritjen e 50 personave të dëbuar nga SHBA, MPB jep detaje për strehimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.