12:02 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shqipëria publikon aksidentalisht operacionet e inteligjencës”

16:15 | 19/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rrjedhje informacioni sekret që vë në rrezik NATO-n”, SHISH i përgjigjet “The Independent”: Lajmi i pavërtetë

Republika e Shqipërisë, ka publikuar informacion të ndjeshëm rreth shërbimit të saj sekret, duke bërë publike mijëra pagesa të kryera nga agjenci të spiunimit.

Me këtë rast janë zbuluar identitetet e personave të brendshëm dhe atyre të huaj, numrat e regjistrimit të veturave të zyrtarëve të inteligjencës dhe detaje tjera, të gjitha të publikuara në ueb faqe online.

Në hulumtimin e publikuar nga një grup hulumtuesish me bazë në Britani, Bellingcat ka zbuluar se si ka ndodhur rrjedhja e informacionit. Njëkohësisht është përmendur edhe paaftësia e autoriteteve shqiptare për t’i larguar ato të dhëna nga faqjet në internet, pavarësisht pse për këtë rrjedhje informacionesh janë njoftuar vazhdimisht.

Ajo çfarë ka ndodhur, ka qenë shumë e thjeshtë, shkruan Bellingcat.

Në përpjekje për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin, Ministria shqiptare për Ekonomi dhe Financa ka publikuar pothuajse në baza ditore raporte të pagesave për të gjitha institucionet qeveritare.

Dokumentet janë të ndara sipas institucioneve: Kryeministri, Presidencë dhe gjykata të këtij shteti.

Por, kjo nuk është e gjitha, thuhet në hulumtim, duke tërhequr vërejtjen se janë publikuar edhe dokumentet e Shërbimit Informativ Shtetëror, i njohur si SHISH.

Mes tjerash në këto publikime gjenden informacione të ndryshme për operacionet e agjentëve të brendshëm dhe atyre të huaj.

Në këto rrjedhje të informacioneve janë publikuara emra, pozita, numra të identiteteve – të paktën të tetë zyrtarëve të huaj që punojnë për Shërbimin Informativ Shtetëror, dy prej të cilëve kanë pozita në NATO, në Belgjikë.

Përveç tjerash, në dokumentet e publikuara ka detaje edhe për zyrtarë tjerë të inteligjencës që lidhen me Kosovën, Greqinë, Maqedoninë dhe Italinë.

Në raportin e Bellingcat tregohet edhe se si në dokumente gjendet një numër i madh i tabelave të regjistrimit të veturave, që shfrytëzohen nga zyrtarë të inteligjencës shqiptare.

Një burim qeveritar, i cili ka kërkuar të mos identifikohet, citohet nga Bellingcat të ketë thënë se informatorët janë paguar me para të gatshme.

Informacionet duket se janë përditësuar në baza ditore, pasi ministria ka publikuar vazhdimisht të dhëna online.

Në listën e pagesave janë përfshirë dhjetëra udhëtime në shtetet tjera, duke përmendur edhe vendin se ku kanë udhëtuar agjentët e SHISH-it.

Pasi për këto të dhëna është raportuar të media të ndryshme, fillimisht në median britanike, The Independent, Shërbimi Informativ i Shqipërisë dhe Ministria e Financave janë zotuar për të hequr nga faqja këto informacione, ashtu që personat tjerë të mos kenë qasje në të.

Megjithatë, brenda një periudhe të shkurtër, SHISH ka publikuar një deklaratë në të cilën ka thënë se “lajmet për rrjedhje të informacionit sekret nga SHISH nuk janë të vërteta”.

Ndërkohë ish-zyrtari i shërbimit të Inteligjencës së Shqipërisë ka thënë për Bellingcat se “paaftësia e (autoriteteve shqiptare) për të hequr të dhënat është pasojë e faktit se ato personalisht nuk ndjehen përgjegjës për këto rrjedhje të informacioneve. Kjo është arsyeja pse informacionet vazhdojnë të jenë online dhe me siguri do të vazhdojnë të jenë të tilla”.

Një zëdhënës për Ministrinë e Financave të Shqipërisë ka thënë se “SHISH është institucioni relevant që do të duhej të sqarojë këtë gjë”, shkruan REL.

Një zëdhënës i SHISH-it nuk ka komentuar fillimisht për këtë çështje, ndonëse Bellingcat shkruan se ai ka përdorur llogarinë e tij në Facebook për të dhënë sqarime, por shumë shpejt e ka deaktivizuar profilin e tij.

Një tjetër zyrtar i SHISH-it po ashtu është kontaktuar përmes platformës ëhatsApp, por nuk ka pranuar t’i përgjigjet grupit hulumtues Bellingcat.

Në kohën e shkrimit të këtij teksti, Radio Evropa e Lirë ka kërkuar në internet të dhënat që janë përmendur nga Bellingcat. Të gjitha informacionet janë ende publike në internet.

Pas

Vuçiç i përgjigjet Haradinajt: Hiq taksën ose …

Para

“Pakti për Universitetin”, reagon Rama

Para
Studentët lënë Ramën dhe rektorin me ‘’gojë hapur”, largohen nga takimi

“Pakti për Universitetin”, reagon Rama

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, GJKKO shtyn me një muaj hetimet për Dogjanin! Deputeti i PD flet për 11 Majin: Duhet përgëzuar Rama për këtë fitore, për…

Korçë/ Prifti bie nga çatia e Kishës, dërgohet në spital

EMRI/ Vetëvritet i paraburgosuri në burgun e Fushë Krujës, detaje nga ngjarja e rëndë

Rekomandimet e qeverisë për luftën ndaj krimit! Altin Dumani: Po gjejnë zbatim në SPAK, por nuk shoqërohen me të dhëna statistikore

E mitura përfundon në spital pasi konsumoi kokainë, pranga shitësit 22 vjeçar në Sarandë

Si ndikoi vota e diasporës? PS vetëm 1 mandat plus në Vlorë, Shehaj ‘shpëtoi’ në Tiranë! Lapaj ‘dogji’ 1 deputet në Fier për 520 vota! Rama 9% më shumë se në vend, Berisha 11% më pak

Vijon “telenovela” në Kosovë, dështon për të 18-n herë konstituimi i Kuvendit

Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, një i vdekur dhe 60 të shpëtuar

Ajola Xoxa mbërrin në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’

“Grup i strukturuar kriminal”/ Apeli i GJKKO jep vendimin për Leonard Luzin dhe Amarildo Nikollin. Ja sa vite burg u dënuan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.