Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se një zjarr tjetër është shfaqur rreth 3 orë më parë, në një zonë me ullishte të Rroskovecit.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një zjarr të konsiderueshëm në fshatin Luar, i cili rrezikon edhe një biznes aty afër.
Në vendngjarje po shkojnë shërbimi zjarrfikës nga Patosi. Ndërkohë që po punohet për shuarjen e tij edhe nga banorët.
Ndërkohë vatra të mëdha zjarri janë krijuar në disa zona të vendit, të cilat janë përhapur masivisht. Në zonën e Shëngjinit zjarret po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth, të cilat janë shumë pranë vatrave të zjarrit.
Lidhur me këtë, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, pas kërkesës për ndihmë të Alfred Kristuli, Drejtor i Përgjithshëm i MZSH-së së Republikës, ka urdhëruar vënien në dispozicion të mjeteve zjarrëfikës dhe efektivëve të MZSH-së Shkodër për shuarjen e zjarreve në Shëngjin të Lezhës.
Mjete dhe efektivë të MZSH-së Shkodër, janë tashmë në vendngjarje dhe bashkë me kolegë të tjerë, janë duke punuar për lokalizimin dhe eliminimin e flakëve.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/2586998961344884/
(F.GJ/FAXWEB.AL)