Republika e Shqipërisë ka paraqitur një projektligj për ratifikimin e një marrëveshjeje huaje të rëndësishme me Bashkimin Evropian, e cila është pjesë e programit të quajtur “Lehtësia e Reformës dhe Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”. Ky program ka si qëllim mbështetje financiare për reformat ekonomike dhe zhvillimin e Shqipërisë, për të përshpejtuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Marrëveshja parashikon një huatë prej 657.46 milionë euro dhe një grant prej 26.46 milionë euro nga Western Balkans Investment Framework (WBIF), që do të mbështesë transformimin e ekonomisë shqiptare dhe përmirësimin e klimës së biznesit.
Objektivi kryesor i këtij programi është rritja e konkurrueshmërisë dhe zhvillimi i një infrastrukture të qëndrueshme dhe efikase ekonomike, për të përgatitur Shqipërinë për hyrjen në tregun e vetëm të Bashkimit Evropian. Po ashtu, programi synon forcimin e shtetit të së drejtës dhe konsolidimin e reformave të nevojshme për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE.
Projektligji është paraqitur për miratimin e shpejtë nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të rëndësisë së tij në procesin e integrimit evropian të vendit dhe nevojës për të mbështetur dinamikën e reformave që kërkohen nga Bashkimi Evropian. Ky hap ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare dhe të përshpejtojë implementimin e reformave, për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë