08:43 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shqipëria rekord në Europë për rënien më të madhe të lindshmërisë në 20 vite

08:12 | 30/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria rekord në Europë për rënien më të madhe të lindshmërisë në 20 vite

Situata e demografike në vend ka thelluar përkeqësimin prej rritjes së numrit të vdekjeve, rënies së lindjeve dhe martesave.

Sipas të dhënave të INSTAT, statistikat vitale për tremujorin e katërt të vitit 2016, pasqyrojnë një rënie me rreth 23,8 % të shtesës natyrore të popullsisë në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015.

Gjithashtu lindjet gjatë tremujorit të katërt të këtij viti ishin 8.119 duke pësuar një rënie me 2,9 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Gjatë tremujorit të katërt 2016, numri i vdekjeve ishte 5.782 duke shënuar një rritje me 9,1 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015.

Prej këtyre ngjarjeve popullsia e vendit është përfshirë në një cikël rënës, prej emigracionit të lartë, rënies së shpejtë të lindjeve dhe plakjes së popullsisë. Me këto zhvillime ekonomia e vendit rrezikon të humbë konkurueshmërinë që ka aktualisht me forcën e re të punës.

Shqipëria ka parë rënien më të madhe të lindshmërisë në rang europian në dy dekadat e fundit, sipas një përllogaritje që publikoi së fundmi Eurostat.

Indeksi i fertilitetit (numri i lindjeve për një grua) nga 2.3 që ishte në vitin 2011, në fund të vitit 2015 ishte vetëm  1.67. Kjo është rënia më e madhe në të gjitha vendet e Europës, shumica e të cilave panë zhvillime pozitive ne lindshmëri.

Nga të dhënat e Eurostat shihet se vendet e lindjes dhe ato në krizë ekonomike si Greqia kanë pësuar rënie të ndjeshme të lindshmërisë.

Në Shqipëri, psikologët dhe demografët kanë shpjeguar më herët për Monitor,  se rënia e lindjeve është ndikuar nga niveli i lartë i emigracionit dhe situata ekonomike, që po kalojnë çiftet e reja. Mosangazhimi në tregun e punës i të rinjve është pengesa kryesore për fekondimin. Papunësia në Shqipëri aktualisht luhatet në nivelin 16%, por ndër të rinjtë, deri në 30 vjeç, është më shumë se 30%. Por, mbi të gjitha, psikologët pohojnë se shqiptarët kanë humbur shpresën dhe ndihen të pasigurt për të krijuar familje dhe për ta shtuar atë./ monitor

Etiketa: lindshmeriarekordrenieshqiperia
Pas

Pëlqeni të këndoni bashkë me artistët në kufje? Provoni t’a bëni në Zvicër (GJOBAT)

Para

E enjtja e nxehtë, 7 nga ligjet e Reformës në Drejtësi kalojnë sot në Kuvend (QËNDRIMET E PALËVE)

Para
Dita e 13-të e protestës, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend

E enjtja e nxehtë, 7 nga ligjet e Reformës në Drejtësi kalojnë sot në Kuvend (QËNDRIMET E PALËVE)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dy persona të vdekur nga sulmet vdekjeprurëse ruse në Kiev

Shpëtoi dy turistë por u mbyt vetë, gjendet pas 48 orësh kërkime trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali në liqenin e Shkodrës

Trafikonin drogë nga Ekuadori dhe Kolumbia, shkatërrohet rrjeti në Itali

Raketat bien mbi Kiev, dy persona humbin jetën dhe 13 të tjerë të plagosur nga sulmet ruse

Ish-presidenti i Koresë së Jugut arrestohet për herë të dytë

Tarifat doganore, Brukseli përgatit më shumë lëshime ndaj SHBA-së

Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Riaktivizohet sërish zjarri në zonën e malit të Dukatit

SHBA-të rifillojnë dërgimin e armëve në Ukrainë pas pauzës së Pentagonit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.