04:52 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shqipëria rekord në Europë, vendi që paguan më shumë nën dorë doktorët

14:53 | 14/02/2017
në Ekonomi, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria rekord në Europë, vendi që paguan më shumë nën dorë doktorët

Një raport i publikuar së fundmi nga “Health Consumer Powerhouese”, mbi Indeksin e Shëndetit të Konsumatorit 2016, e nxjerr Shqipërinë si një vend që mban rekord në Europë për pagesën nën dorë të mjekëve për shërbimet mjekësore.

Pyetjes “A pritet që pacientët të bëjnë pagesa jo zyrtare te doktorët”, të anketuarit dhe shoqatat në Shqipëri i janë përgjigjur njëzëri “Po, vazhdimisht”.

Pas Shqipërisë, qëndron në këtë renditje Hungaria, Bullgari dhe Rumania, ndërsa vendet e tjera të rajonit kanë dhënë përgjigje më të të moderuar, ku më keq renditen Greqia e Serbia dhe më mirë Maqedonia.

E në ka shtete ku qytetarëve as nuk i shkon ndër mend të japin pagesa nën dorë tek doktori janë Zvicra, Norvegjia, Luksemburgu, Islanda, Danimarka dhe një shtet i Ballkanit, Kroacia.

Si pagesë informale konsiderohet çdo pagesë që bëhet nga pacientët si shtesë e pagesës zyrtare. Ky vëzhgim mbi pagesat informale është i pari që është bërë në gjithë Europën për këtë problem.

Sa i përket Indeksit të Shëndetit Konsumator në total, Shqipëria renditet në vend të 32 nga 35 shtetet europiane. “ Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor.”, përcjell “Monitor”.

Në raport shkruhet se Shqipëria  shpëton nga vendi i fundit, kryesisht për shkak se ka një performancë të fortë në akses, ku organizatat e pacientëve gjithashtu në 2016-n konfirmuan versionin e ministrisë se kohët e pritjes janë një problem i vogël. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: doktorrekordrryshfetshqiperia
Pas

Enca Haxhia flet me kunja: Ku janë burrat e vërtetë? (FOTO)

Para

Një zemër plot me trëndafila të kuq, 4 të bardhë dhe një flutur, kush tjetër veç asaj do zgjohej kështu sot…

Para
Një zemër plot me trëndafila të kuq, 4 të bardhë dhe një flutur, kush tjetër veç asaj do zgjohej kështu sot…

Një zemër plot me trëndafila të kuq, 4 të bardhë dhe një flutur, kush tjetër veç asaj do zgjohej kështu sot...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Argjentinë/ Rritet në 48 numri i viktimave nga fentanili i kontaminuar me baktere

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.