Shqipëria është zgjedhur sot për një mandat të dytë në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, struktura më e lartë ekzekutive e organizatës, për periudhën 2017-2021.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati,në një postim në rrjetet sociale ka thënë se vendi ynë do të vijojë të kontribojë në fushën e arsimit, shkencës dhe ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kultorore.
“Shqiperia rizgjidhet në këshillin ekzekutiv të UNESCO-s. Në këtë mënyrë ne vijojmë si anëtar të Këshillit Ekzekutiv për periudhën 2017-2021, Shqiperia do të vijojë të japë kontributin e saj në fushën e arsimit, shkencës, komunikimit, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, shpirtërore dhe natyrore”, shkruan Ditmir Bushati.
Shqipëria ka tre site të rregjistruara si pjesë e trashëgimisë botërore. Vlerat dhe trashëgimia shqiptare janë po ashtu pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore si dhe e programit të Kujtesës së Botës. Gjatë katër viteve të ardhshëm Shqipëria do thellojë bashkëpunimin e ngushtë me organizatën ne një sërë fushash dhe do të vijojë të mbështesë dhe nxisë planet dhe projektet e bashkëpunimit të Organizatës punojë edhe me vendet e tjera të rajonit tonë.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post