18:23 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria rrezikon t’i sekuestrohen pronat “diplomatike” jashtë, probleme edhe me qiratë

12:04 | 01/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Fytyra e tyre nuk vlen më asnjë lekë”, deputeti reagon ashpër pas delegimit të detyrës tek Cakaj

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka nxjerrë në pah një sërë problematikash sa i takon mënyrës sesi menaxhohen pronat nën varësi të saj. Së pari auditimi ka konstatuar një ulje të qirave në disa prona në Tiranë duke u reflektuar me një rënie të të ardhurave.

“Nga auditimi rezultoi se gjatë vitit 2018 nga DSHTD janë dhënë me qira 83 objekte dhe janë përfituar prej tyre, të ardhura nga qiraja në vlerën totale 175,081,184 lekë, ndërsa për periudhën deri më 30.11.2019 (11-mujor) janë dhënë me qira 93 objekte dhe janë përfituar prej tyre të ardhura në vlerën totale 166,369,140 lekë. Ulja e tarifave të qerave krahasuar me çmimin e tregut, për disa nga subjektet qiramarrës në rastet e pall.nr.57 me adresë Bulevardi “Zogu I”, si dhe në Rrugën “Skënderbej”, të cilët nuk janë të listuar si përfaqësi e trupit diplomatik, kanë ndikuar direkt në uljen e të ardhurave dhe rrjedhimisht në fitimin e kësaj ndërmarrjeje”, thuhet në dokument.

I njëjti ndalet në faktin se nga ana e Drejtorisë janë nënshkruar kontrata me afat 5 vjeçar për dhënien me qira të ndërtesave dhe për këtë nuk është marrë miratim i ministrit çka është e nevojshme. Vetë ligji sanksionon se kontratat duhet të jenë 1 vjeçare.

Një tjetër rast i çuditshëm është ai i blerjes së 10 apartamenteve në Romë para disa vitesh që në nuk rezultojnë të reflektuara në kontabilitet dhe në inventarë për llogari të Shqipërisë. KLSh nënvizon se gjatë auditimit të inventarëve u konstatua se DSHTD nuk ka të reflektuar në kontabilitet dhe në inventarët e saj 10 apartamente në Romë, të blera në shumën 12,000,000 lekë, në zbatim të dekretit nr. 461, datë 17.11.1964 nga Këshilli i Ministrave i RSH.

“Nga komunikimet verbale me subjektin, DSHTD ka problematikë juridike të mbartur në lidhje me pronësinë e tyre, por të shuar përgjatë vitit 2013 në favor të Republikës së Shqipërisë. Në arkivën e DSHTD korrespondenca e fundit shkresore mban nr. 578, datë 12.03.2014 me lëndë “Mbi regjistrimin e 10 apartamenteve në pronësi të shtetit shqiptar” dërguar nga Ambasada e Romës për në MEPJ, në të cilën është vënë në dijeni dhe DSHTD.

Sipas kësaj shkrese 10 apartamentet janë regjistruar në datën 29 shtator 2013, në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Romë, por pavarësisht kësaj, për to nuk ka siguri të plotë juridike për pronësinë nga shteti shqiptar. Sipas konsulencës ligjore të kontaktuar për këtë çështje, RSH rezulton debitore në regjistrin publik në Romë dhe si të tilla këto pasuri mund të jenë objekt sekuestrimi. Nga kjo shkresë deduktohet se apartamentet nuk kanë imunitet diplomatik ende deri më 12.03.2014”, vlerëson KLSH.

Përveçse në kahun e të ardhurave ky institucion nënvizon se ka gjetur shkelje edhe në kahun e shpenzimeve ku janë bërë rritje të pajustifikuara në disa zëra si dhe janë shpërndarë shpërblime pa kaluar hallkat e nevojshme të miratimit./monitor

Pas

Meta thërret Ramën në presidencë, kërkon të vendosë për datën e zgjedhjeve

Para

“Asnjëherë nuk do të dorëzohemi”, Charlie Hebdo provokon sërish, ripublikon karikaturat e Profetit Muhamed

Para
“Asnjëherë nuk do të dorëzohemi”, Charlie Hebdo provokon sërish, ripublikon karikaturat e Profetit Muhamed

“Asnjëherë nuk do të dorëzohemi”, Charlie Hebdo provokon sërish, ripublikon karikaturat e Profetit Muhamed

Discussion about this post

 



Të Fundit

Makina përfshihet nga flakët në autostradën Tiranë–Durrës (VIDEO)

Tensionet tregtare drejt përshkallëzimit, Trump akuzon Kinën për shkelje të marrëveshjes mbi tarifat

Po transportonte 9 kg kokainë nga Zvicra në Itali, 23-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Skandal në Arabinë Saudite, dhunë dhe abuzime në strehimoret e grave të pabindura

‘Eno Bozdo shkaktari i humbjes së qarkut të Beratit’, Maliqi: Nuk kanë përgjegjësi morale

Spitali i fundit në veriun e Gazës evakuohet pas urdhërit izraelit

Detaje tronditëse nga vrasja e 14-vjeçares në Napoli, autori rrëfen krimin: Nuk më përqafoi, e godita me gur në kokë kur më ktheu shpinën

Avokati i Popullit ngre alarmin në Maqedoninë e Veriut: Fëmijë nën moshën 6 vjeç përdorin drogë

Operacion antidrogë në Itali/ Arrestohen 3 shqiptarë, bllokohen 10 llogari bankare

Komandot britanikë kapin 1.5 ton drogë në Detin Arabik me vlerë 30 milionë paund

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.