Ndeshja mes Shqipërisë dhe Moldavisë nga ky moment mund të quhet e mbyllur, pasi po dominojmë në mbajtjen e topit dhe sapo është arritur të shënohet goli I tretë brenda 240 minutave nga Lorenc Trashi.
Po luhet në “Stadionul Zimbru” të Chisinau takimi mes Moldavisë dhe Shqipërisë. Dueli është i vlefshëm për kualifikueset e grupit H të Euro 2020.
Aktualisht rezultati është 0-3 në favorin tonë. Pas 7 ndeshjeve të para, Shqipëria ka ende shpresa për kualifikim, ku numëron 9 pikë, ndjekur nga Moldavia me 3.
Lëvizje e bukur e Cikalleshit në zonë, sulmuesi rrotullohet dhe lëshon një të djathtë në krahun e djathtë të portierit, duke tundur rrjetën me golin e parqë të sfidës.
Minuta e 34′ Pakujdesi e portierit, Bare përfiton nga fare pranë dhe me portën e boshatisur shënon golin e dytë.