21:03 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Shqipëria si Kolumbia? Flet ish-kandidatja për presidente që u mor peng nga rebelët

20:22 | 26/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria si Kolumbia? Flet ish-kandidatja për presidente që u mor peng nga rebelët

Emri i Ingrid Betancourt  nga 23 shkurti i vitit 2002 e deri më sot, vijon të jetë në vëmendjen e mediave botërore. Ajo u mbajt peng për më shumë se 6 vite nga rebelët e FARK në Kolumbi.

Në atë kohë ajo  ishte kandidate për Presidente, një mision ky  i lënë në mes.  Edhe sot, 15 vite pas marrjes se saj peng, ajo e ka të vështire të flasë për atë ngjarje.

“Më erdhën mesazhe nga gazetarët në Kolumbi të cilët më kërkonin intervista pasi ishte 15 vjetori i rrëmbimit tim. Unë iu përgjigja duke i thënë se isha shumë e prekur që ata më kujtonin në këtë dite, por u kërkova që ta lënë dhimbjen në qetësi, sepse akoma dhemb”, u shpreh Betancourt.

Ne 6 vitet larg njerëzve të saj, Betancourt rrëfen se shpesh herë mendonte se nuk do dilte dot e gjallë.

“Ishte një si zhurmë në kokën time, e cila çdo herë që unë mendoja se nuk do dilja dot e gjallë, shihja imazhin e fëmijëve të mi dhe thoja: Do të kthehem. Do te kthehem. Nuk ka rëndesi si, por unë do te kthehem”, tregon Betancourt.

Por ish-politikania kolumbiane, ka dhe një mesazhe për politikën shqiptare dhe paralelizmave që hidhen herë pas here duke e quajtur Shqipërinë “Kolumbinë e Europës”.

“Nuk besoj që është e vërtetë. Ekuacioni i Kolumbisë ishte shumë i komplikuar. Por ajo që mund të them është që duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm gjithmonë, sepse demokracia është në të vërtetë leva jonë për drejtësinë. Na duhet një sistem drejtësie, në çdo vend të botës, që nuk i bindet politikës. Prandaj është kaq e rëndësishme pavarësia e tre pushteteve. Ne na duhet pavarësia. Mënyra se si caktojmë gjyqtaret, është thelbi”, thotë Betancourt.

Këtu kandidatja për presidente thotë se ngjashmëritë mes dy vendeve mund të gjenden.

“Në Kolumbi ne kemi provuar shumë mënyra, sepse e kemi atë problem. Shtete të tjera bëjnë gjera të tjera. Por për sa kohe te keni një polici të pastër, shkëmbim të mirë të informacioneve me fqinjët tuaj dhe të bashkëpunoni me ta, për sa kohë të keni politikane të përkushtuar që mos të kenë lidhje me mafian, e cila nënkupton, mos marrjen e parave të mafias për t’u zgjedhur. Kjo është bërthama e problemit. Dhe nga eksperienca ime, është shumë e rëndësishme që të veprohet shpejt, sepse nëse kanceri ju prek, atëherë do të keni metastaza dhe një vend të tërë që mendon në mënyrë tjetër, kur njerëzit e mirë mendojnë që e vetmja mënyrë për të qenë i suksesshëm, është që të bëhesh i keq”, thotë Betancourt.

Prej kohësh në diskursin politik vendas dëgjojmë që Shqipëria shpeshherë të konsiderohet Kolumbia e Europës për shkak të volumit të madh të drogës që prodhohet dhe shitet për në tregjet e Bashkimit Europian. Edhe mediat ndërkombëtare jo rrallëherë e kanë quajtur të tillë vendin tonë. 

(M.D/ Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: Drogakolumbishqiperia
Pas

Dhunohen motrat binjake në Fier pse shkuan në protestën e PD-së

Para

“Meta demoralizon kundërshtarët e Ramës, ndërsa Rama harron LSI-në”

Para
“Meta demoralizon kundërshtarët e Ramës, ndërsa Rama harron LSI-në”

"Meta demoralizon kundërshtarët e Ramës, ndërsa Rama harron LSI-në"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

Kosovë/ Takim Kurti–Limaj pritet të shtunën. Izmaku: Me emrin e Limajt, Kuvendi konstituohet të hënën

Rusia ashpërson kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”: WhatsApp të përgatitet për t’u larguar nga tregu ynë

Frenimi i luftës/ BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

Izraeli ka shkatërruar 88 për qind të Rripit të Gazës që nga tetori i vitit 2023

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.