Kombëtarja Shqiptare nuk arrin të fitojë dot as ndaj Lituanisë, kuqezinjtë u ndalën në një barazim pagola.
Pavarësisht rasteve të shumta të krijuara, futbollistët nuk kanë arritur ta dërgojnë topin drejt rrjetës. Me këtë barazim ata janë ngjitur në kuotën e 5 pikëve në 4 ndeshje, po aq sa Lituania.
Me emra të rinj në formacion, Reja nuk arriti sërish të ndërtojë një skuadër fituese. Në ndryshim nga ndeshja me Kazakistanin, kuqezinjtë tentuan menjëherë të gjenin golin, duke krijuar disa raste të mira në pjesën e parë, por pa mundur të realizojnë.
Edhe në pjesën e dytë, Shqipëria vijoi sulmet, por Broja e Seferi gabuan raste flagrante përballë portierit lituan.
Discussion about this post