16:04 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria s’po heq kufirin me Kosovën, por me Serbinë po! Zbardhet çfarë përmban dokumenti për Minishengen

17:35 | 12/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqipëria s’po heq kufirin me Kosovën, por me Serbinë po! Zbardhet çfarë përmban dokumenti për Minishengen

Marrëveshja për Mini-Schengenin që Serbia ia dërgoj Shqipërisë dhe Maqedonisë për nënshkrim, është zbardhur.

Prishtina zyrtare para pak javësh, publikisht thirri “si motrën” Tiranën që të largojë kufirin, doganat dhe t’i lë shtetasit shqiptarë dhe ata të Kosovës që të “bashkohen” pa kufi në Vërmicë.

Tirana heshti, ndërsa Prishtina s’foli më me zë. Javën e kaluar, Beogradi zyrtar ka bërë gati draftin e parë për #MiniSchengen, dhe diplomatët në Prishtinë ia konfirmuan këtë gjë TV21.

Në dokumentin që ka përpiluar Serbia, ofrohet hapja e kufirit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Por, Serbia “de jure” s’ka kufi me Shqipërinë, meqë Kosovën e kanë në mes.

Serbia drafton Mini Schengenin Beogradit po i ngutet me bërjen e Mini-Schengenit, dhe të rrisë raportet tregtare me Shqipërinë e Maqedoninë, andaj i ka vënë gjërat në letër.

Pas takimit mes #AleksandarVuçiq, #EdiRama e #ZoranZaev, qeveria e Serbisë ka përgatitur draftin e parë për bashkëpunimin mes tri shteteve në fushën e tregtisë dhe tregtimit.

Burime diplomatike të TV21 në Prishtinë thonë se “drafti veç është në duart e disa ambasadave”, dhe që “s’ka reagime negative ‘për draftin’”! TV21 i është dhënë qasje në draftin (versionin anglisht, meqë thuhet se është në tri gjuhë) të cilin qeveria e Serbisë, pritet ta nis tek Tirana dhe Shkupi zyrtar.

“Palët”, siç i përshkruan draft memorandumi Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë, kanë për synim largimin e të gjitha pengesave për “rritjen progresive” të tregtisë. Prishtina ka reaguar ashpër ndaj Tiranës zyrtare pse u përfshi në raporte të tilla me Serbinë, meqë Beogradi nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe as kufijtë e saj.

Drafti përshkruan procedurat e thjeshtësuara të bashkëpunimit “ndërkufitar”, duke prekur edhe këmbimin e informatave dhe të dhënave nga zyrat e specializuara për ushqim, veterinari dhe fitosanitari.

Serbia përmes këtij drafti parasheh që Tirana dhe Shkupi zyrtar përveç tregtisë të kenë edhe bashkëpunim dhe “këmbim të informatave të klasifikuara nga autoritetet kufitare”, përfshirë këtu doganën.

Tirana dhe Shkupi zyrtar, ende nuk dihet se kur do ta pranojnë versionin e këtij draftit, me të cilin pritet të vënë në funksion idenë e tre shteteve për “Mini-Schengen” në Ballkan.

Etiketa: minshengenserbiazbardhet dokumenti
Pas

Aksident tragjik në Itali/ Rrëzohet aeroplani, humb jetën instruktori dhe nxënësi i tij 19-vjeç

Para

Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Kryemadhit direkt pas kthimit nga SHBA. Zbardhet biseda

Para
Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Kryemadhit direkt pas kthimit nga SHBA. Zbardhet biseda

Ambasadorja Kim i shkon në zyrë Kryemadhit direkt pas kthimit nga SHBA. Zbardhet biseda

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dhërmi /Arrestohen 2 të huaj për shitje të lëndëve narkotike në zonën bregdetare

Irani ekzekuton një shtetas të akuzuar për spiunazh për Mossadin

Samiti i SEECP, Begaj: Shqipëria e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian

Pakistani mbyll pikat kufitare me Iranin

Atentati në Lundër drejt zbardhjes, policia i kërkon kompanisë blerësin e motorit

“Na flakën në rrugë”, 47 punonjës të hekurudhës shqiptare humbin vendin e punës

Diplomati: Irani përjashton negociatat me SHBA-në deri në përfundimin e hakmarrjes

“Ne kontrollojmë qiellin mbi Teheran”, Netanyahu: Civilët të evakuohen, synimi ynë është regjimi iranian

Trump zgjeron deportimet: Bëhuni gati për operacionin më të madh në histori

Konflikti Izrael-Iran, Erdogan ofron ndërmjetësim për arritjen e një marrëveshje paqeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.